fbpx

E kanë rrahur deri në vdekje pasi ka lëvduar Katica Janevën ndërsa ka ofenduar Jankulloskën dhe Janakieskin

-

Një fjalosje bizare, pas disa gotave të rakisë ka qenë tragjike për plakun 80 vjeç nga fshati Makovo i Mariovës, i cili është rrahur për vdekje nga një ish i gjykuar 53 vjeç pasi e ka lëvduar punën e prokurores speciale Janeva dhe është gëzuar me ndjekjen penale të ish ministrave Jankulloska dhe Janakieski.

Pikërisht kjo është arsyeja për shkak të cilët i dyshuari i është vërsulur plakut, jozyrtarisht zbulojnë burimet policore.

Plaku pas rrahjes për vdekje është dërguar në spital në repartin e anestezisë dhe kurimit intensiv, pas çka është konstatuar vdekja.

Policia e Manastiri konfirmoi se e ka arrestuar të dyshuarin, pas çka priten detaje për rastin.

Rasti është denoncuar dje më orën 13.30 kur plaku me lëndime të rënda trupore është dërguar në spitalin e Manastirit, ku edhe pas intervenimit të mjekëve, viktima ka ndërruar jetë.

“Pacienti është sjellë me lëndime serioze trupore, është bërë reanimim intensiv, është vendosur në makinë për frymëmarrje, por pas vetëm gjysmë ore ka ndërruar jetë” deklaroi zëdhënësja e spitalit Jagoda Stojanovska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.