Janeva: Edhe presidenti, edhe deputetët por edhe gjykatësit kushtetues janë zgjedhur në mënyrë jo-legjitime

-

Të gjitha zgjedhjet nga viti 2011 deri tani janë jo- legjitime, deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva. Ajo pohon se ka dëshmi që e sjellin në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit Ivanov, deputetëve dhe Gjykatës kushtetuese.

“Me dëshmitë që ne disponojmë, të cilat me 80% dëshmojnë akuzën me të cilën synojmë në të ardhmen ta ngritim, vlerësojmë se vet zgjedhja edhe e presidentit dhe gjykatësve kushtetues mendoj se të gjithë këto janë institucionet jo-legjitime dhe duhet ta respektojnë PSP-në në hetimet për ta vërtetuar vërtetësinë”- tha Janeva.

Në pyetjen e gazetarëve nëse i është përgjigjur ftesës së Kuvendit dhe Këshillit të prokurorëve publike që personalisht të parashtroj raportin, ajo tha se nuk planifikon të shkoj.

“Vlerësoj se ai raport përmban çdo gjë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dokument voluminoz. Nëse përfaqësuesit e këtyre institucioneve kanë vërejtje, ato mund t’i dorëzojnë në PSP që më pas t’i shqyrtojmë ato” tha Janeva.

Prokurorja speciale theksoi se do të ketë zgjerim të hetimit në rastin “Titanik” me persona tjerë të dyshuar”.

“Nuk kemi frikë nga gjykata, kur do të vijë radha për pranim të akuzës. Kjo do të jetë luftë e posaçme dhe do të shohim si do të zhvillohet kjo kur t’i vijë koha” shtoi Janeva.

Janeva ishte një prej folësve kryesor në konferencën me temë “Lufta efektive kundër korrupsionit në nivel të lartë: çështje personi apo sistemi?”, që u mbajt sot në mëngjes në hotelin “Holidey In”.