fbpx

Prokuroria speciale akuzoi dhjetëra institucione për obstruksione dhe mos-bashkëpunim

-

Prokuroria speciale publike kërkoi anulimin e debatit kryesor për lëndën “Puçi” sepse gjykata, edhe pse i është kërkuar, nuk ka dorëzuar kopje nga provat, thuhet në njoftimin e PSP-së. Nga ky institucione thonë se përveç për rastin “Puçi”, Gjykata Themelore Shkupi 1 vështirëson punën e kësaj prokurorie publike dhe në të gjithë lëndët tjera ku është kërkuar t’u dorëzohen materialet për shqyrtim.

Prej atje njoftojnë se institucionet që refuzojnë bashkëpunim me këtë prokurori publike janë Agjencia e kadastrës së patundshmërive, Drejtoria e sigurimit dhe kundër- zbulimit gjegjësisht Reparti për mbështetje operative teknike (e njohur si Reparti i pestë), Njësia për mbrojtje të dëshmitarëve pranë MPB-së, Komuna e Manastirit, ministri të caktuara ndërsa në këtë listë hynë edhe Gjykata administrative, Prokuroria themelore publike Shkup dhe Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke pasur parasysh gjendjet e tilla dhe obstruksionet e vazhdueshme të funksionimit të Prokurorisë publike, thuhet në reagim, PSP propozim ndryshime në Kodin penal dhe miratimin e veprës së re penale- pengimin e të drejtës, që do të jetë në kokën e veprave penale kundër gjyqësorit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.