Brohoritje për mbështetjen e tubimit para PSP-së

Disa dhjetëra qytetarë janë grumbulluar më orën 18 para hapësirave të PSP që të tregojnë përkrahjen e tyre për punën e këtij institucioni.

Tubimi është reagimi ndaj vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov që t’i amnistojë të gjithë politikanët për të cilët zhvillohet procedura para- hetimore dhe hetimore dhe për të cilët ka vendim gjyqësor.

Para turmës së mbledhur u paraqitën edhe prokuroret Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska ndërsa qytetarët duartrokitën duke brohoritur emrat e tyre.

Qytetarët më pas u drejtuan drejt zyrës së presidentit Ivanov në qendër të qytetit ku brohoritnin “Vrasës, vrasës”, “Nuk ka drejtësi- nuk ka qetësi” dhe “Mafia në robëri”.