fbpx

Mançevski: Rasti “Fortesa” është provë se nuk ka pasur regjistrime të prera, të ngjitura dhe të montuara

-

LSDM-ja opozitare  ka përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Themelore Shkupi 1, me ç’rast iu shqiptua masa e paraburgimit 30 ditor për kryeshefin e drejtorisë së pestë në kuadër të DSK-së, Goran Gruevski. Nga LSDM thonë se ky është një fakt i gjallë se nuk bëhet fjalë për materiale të montuara e falsifikuara por se bëhet fjalë për disa të vërteta për të cilat personat e inkriminuar do të japim llogari përpara drejtësisë, përfshirë këtu edhe Nikolla Gruevskin.

“E përsërisim mbështetjen tonë të plotë në punën e Prokurorisë Publike Speciale. Ngjarjet e djeshme janë dëshmia më e mirë se nuk paska pasur shërbime të huaja, nuk ka pasur furgona të verdhë, nuk ka pasur as incizime të montuara, të prera dhe të ngjitura. Ngjarjet e djeshme janë dëshmia më e mirë se Nikolla Gruevski vazhdimisht dhe gjatë gjithë kohës është duke gënjyer. Të gjithë ata që kanë bërë thyerjen e ligjit do të përgjigjen, përfshirë këtu edhe Nikolla Gruevskin.”

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.