fbpx

Protestuesit hedhin bombë tymi në zyrën e Ivanov

-

Një grup i protestuesish kanë arritur para zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov në qendër të qytetit ndërsa kanë hedhur vezë godinës. Ata kanë hedhur edhe vezë dhe bombë tymi që nuk ka shkaktuar kurrfarë dëmi material. Policia nuk lejon protestuesit t’i afrohen godinës.

Disa qindra qytetarët ditën e dytë me radhë protestojnë ndaj vendimit skandaloz të presidentit të shtetit ku ai fal zyrtarët e përfshirë në skandale dhe keqpërdorime.

Protesta edhe sot filloi para PSP-së në shenjë mbështetje për punën e tyre.

Qytetarët më pas do të vazhdojnë rrugën e tyre në selinë e partisë në pushtet. Një pjesë e të pranishmëve kërkojnë të ketë protesta edhe para Qeverisë, kështu që nuk përjashtohet mundësia ata të drejtohen edhe në këtë godinë.

Protestuesit thonë se nuk do t’i ndalojnë protestat derisa nuk e tërheq presidenti vendimin e turpshëm për faljen e politikanëve.

Nëpër qendër mund të shihen forca të shtuara policore, autoblinda dhe topa uji.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.