Brukseli: Partitë të gjejnë mënyrë për të ruajtur Marrëveshjen e Përzhinos

-

Vendimi i sotshëm i kryetarit Gjorge Ivanov që të t’i ndërpres proceset gjyqësore kundër politikanëve e vuri në pikëpyetje përkushtimin e Maqedonisë për promovimin e sundimit të së drejtës., porositi sonte Komisioni Evropian.

„ Ish republika jugosllave e Maqedonisë është e obliguar të promovoj sundim të së drejtës dhe të luftoj kundër paligjshmërisë. Në të kundërtën e kësaj, vendimi i sotshëm i kryetarit Ivanov të fal disa politikan ngriti shqetësim serioz. Kjo vinë në kohën kur të gjithë partitë duhet të gjejnë mënyrë për të ruajtur Marrëveshjen e Përzhinos. Ju bëj thirrje të gjithë palëve të evitojnë intervenime të cilat mund të groposin përpjekjet shumë vjeçare të vendit me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ta forcojnë sundimin e së drejtës- deklaroi zëdhënësi i Komisionit evropian.

Nga Brukseli porosisin që është e nevojshme që të përkrahet dhe të vazhdoj me punë Prokuroria Speciale, si dhe të punohet në përgatitje të zgjedhjeve të besueshme.

–Me rëndës është të mbështetet puna e Prokurorisë Speciale dhe ekipit të saj, të cilat u vendosën nga parlamenti si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, dhe të vazhdohet hetimi për problemet serioze të cilat dolën në shesh vitin e kaluar. Rëndësi të njëjte ka edhe përgatitja e zgjedhjeve të besueshme dhe vendi të qëndroj në rrugën euroatlantike. Për këtë arsye është e nevojshme të gjithë partitë t’i kthehen dialogut dhe të gjejnë marrëveshje të përbashkët e cila do të jetë në interes të qytetarëve- thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Presidenti Ivanov sot në prononcimin e tij tha që kriza politike në Maqedoni është e importuar nga jashtë dhe që vendimet e tij për abolim dhe amnisti duhet t’i japin fund krizës, e cila nuk u zgjidh me Marrëveshjen e Përzhinos.