fbpx
Tag: PSP

tag: PSP

Falja selektive nuk kalon te komuniteti ndërkombëtarë

Presidenti Gjorgje Ivanov të premten e kaluar vendosi të anuloj faljen për 22 persona nga gjithsej 56, vendim që hasi në kritika të ashpra nga faktori ndërkombëtar. Sot sipas paralajmërimeve, PSP duhet të del me koment zyrtar për tërheqjen e faljes për 22. Në kabinetin e Katica Janevës presin materialet komplete për personat që është tërhequr falja. Nga PSP të premten...

PSP për vendimin e Ivanov: Anulimi i faljes duhet të vlej për të gjithë

Prokuroria speciale sot nuk do të del me koment lidhur me vendimin e presidentit, Gjorgje Ivanov për tërheqjen e vendimit për 22 politikan pasi ende nuk dinë për cilët persona ka të bëjë vendimi i presidentit, deklaroi për “Meta” zëdhënësja e PS-së, prokurorja Lençe Ristoska. “Qëndrimi jonë është se nuk ekziston arsyetim për qasje selektive kur bëhet fjalë për realizimin...

“Protestoj”: Nuk do ta frikësojnë kërcënimet dhe presionet!

Organizatorët thonë se nuk do të dorëzohen deri sa të mos fitojnë betejën. “Nuk do të na frikësojnë kërcënimet dhe presionet! Nuk na frikësojnë thirrjet për biseda informative! Duke marshuar rrugëve po lirohemi, tani hapërojmë drejt institucioneve për t’i liruar ata. Fjalët tona, fishkëllima dhe ngjyra janë paralajmërues për një epokë të re. Kohë të qytetarëve aktive”, thonë nga “Protestoj”. MPB...

Prokuroria speciale për ndryshimet e Ligjit për falje: Kyç është çdo ligj që na ndihmon

Çdo ligj që na ndihmon që pa pengesa t’i zhvillojmë hetimet ka rëndësi kyçe për ne. Kjo është përgjigjja nga kabineti i prokurores speciale Katica Janeva, në pyetjen tonë për qëndrim dhe koment lidhur me ndryshimet në Ligjin për falje që dje votoi Kuvendi e që sot firmosi presidenti i shtetit, Ivanov. “Një prej synimeve primare  të PS-së është lufta...

Prokuroria: Në të dhënat e PSP nuk ka prova se Kërpaç ka qenë nën presion

Katica Janeva ka dorëzuar informacionin por në to nuk ka pasur prova se dikush ka kryer presion ndaj të ndjerit Kosta Kërpaç, konfirmojnë nga institucioni i Marko Zvërlevskit. Qëndrimi i këtillë i Prokurorisë Speciale madje ka kontribuar që të bohet presion ndaj institucioneve shtojnë nga Prokuroria publike e Shkupit. Nga institucioni i Janevës qëndrojnë në qëndrimin e tyre, por...

“Drejtësi për Martinin-liri për popullin”, mesazhe tronditëse me ngjyrë të kuqe në protesta

Protestat e sotme kaluan në shenjë të ngjyrës së kuqe, si simbol i gjakut të Markin Neshkovskit i cili më 6 qershor 2011 u vra në sheshin e qytetit në Shkup. Protestuesit mbanin mbishkrime me titull "Tentuat të fshihni vrasje" ndërsa më vonë me ngjyrë të kuqe në betonin e sheshit shkruajtën "Vrasës" dhe "Drejtësi për Martinin, liri për popullin". https://twitter.com/meta_agency/status/728285338708414464 Sot...

“Revolucioni shumëngjyrësh” porositi: Zgjedhje në kushte të këtilla s’mund të ketë

“Revolucioni shumëngjyrësh” sonte ngjyrosi godinën e NIP “Nova Makedonija” ku gjenden hapësirat e KSHZ-së. Ata porositën se në kushte të këtillë, me listë të këtillë zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje. Para të fillojnë ngjyrosjen, protestuesit të veshur me mallota ndezën pishtar zjarri për t’i mbrojtur personat që ngjyrosnin nga kamerat e policëve. https://twitter.com/meta_agency/status/727923609075879936 https://twitter.com/meta_agency/status/727924129224101888 Më herët, turma e grumbulluar mallotë i ofroi...

PSP: Kërpaç nuk ishte arsyeja pse kërkuam ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve

Kërpaç nuk ishte arsyeja pse Prokuroria speciale ka kërkuar ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve që të mund të propozoj dhe të kërkoj mbrojtjen e dëshmitarëve të caktuar, thonë për “Meta” nga kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva. “Personi për të cilin po pyetni nuk ishte shkak pse u kërkuan ndryshimet e rregullativës ligjore” thuhet në përgjigjen e shkurtër...

Prokuroria për vdekjen e Kërpaç kërkon të dhëna nga PSP, MPB dhe gjykata

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, e cila udhëheq hetimet për vdekjen e Kosta Kërpaçit dërgoi shkresa në më shumë institucione. Nga zyra e Marko Zvërlevskit thonë se ndër të tjera, janë dërguar kërkesa deri te prokuroria me të cilën udhëheq Katica Janeva. Nga Prokuroria tani për tani nuk japin detaje shtesë, për atë se çfarë përfshihet në kërkesat e dërguara...

 “Financial Times”: Katica Janeva në Maqedoni si Beyonce

Gazeta londineze për biznes dhe ekonomi “Financial Times” me titullin “Gruaja luftëtare nga qyteti i vogël po dridh elitën maqedonase” e përshkruan prokuroren speciale Katica Janeva si “kamxhik për elitën e korruptuar maqedonase dhe ikonë e pazakontë e protestave gjatë kohës së krizës politike”. Sipas gazetës “puna e Janevës është t’i ndjek figurat e larta politike që akuzohen për vjedhje...

A ishte Kërpaç dëshmitari për të cilin Janeva kërkoi kompetencë në mbrojtjen e dëshmitarëve?

Prokuroria speciale sot njoftoi se Kosta Kërpaç, që dje u gjet i vdekur në banesën e tij, me të shtëna në gjoks, ka qenë dëshmitar në një prej procedurave para- hetimore të PSP-së. Siç njoftojnë nga ky institucion, ai është paraqitur vullnetarisht ndërsa bashkëpunimi ka qenë në nivel. “Kjo Prokurori publike posedon prova për rrethana shumë relative, përfshirë presionin nën të...

PSP: Kërpaç vullnetarisht është paraqitur si dëshmitar, i dimë presionet ndaj tij

Prokuroria publike për ndjekjen e veprave që dalin nga bisedat e përgjuara (PSP) ashpër demanton pohimet e disa mediave se kanë kryer presion ndaj tani të ndjerit Kosta Kërpaç. “Ju njoftojmë se personi Kosta Kërpaç vullnetarisht është paraqitur në këtë Prokurori publike dhe ishte dëshmitar në suazat e procedurë para- hetimore. Bashkëpunimi me dëshmitarin ishte në nivel dhe bëhej fjalë...

Protestuesit para Qeverisë ngjyrosën fotografitë e Gruevskit dhe Ivanovit

Protestuesit e “Revolucionit të Larmë” sonte para Qeverisë vendosën fotografinë e Nikolla Gruevskit, ku shkruante “Mafia” dhe fotografinë e kryetarit Gjorge Ivanov, ku shkruante “Abolim”. Balona me ngjyra të ndryshme janë hedhur drejt këtyre dy fotografive, ndërsa më pas protestuesit edhe e dogjën fotografinë e Ivanovit. Mes tjerash protestuesit brohorisnin “Dorëheqje, Dorëheqje”. https://twitter.com/meta_agency/status/725393719554363392 Protesta filloi më orën 18 para PSP-së prej ku...

Sela: Përgjegjësi nga ata që dëmtuan shtetin dhe popullin

Qindra qytetarë sot protestuan nëpër qendër të Shkupit kundër obstruksioneve të Prokurorisë speciale dhe burgosjen e shqiptarëve me urdhër të pushtetit aktual. Protesta të cilën e organizuan Lëvizja për Reforma në PDSH, Shoqata e ish të burgosurve politik dhe shqiptarë të përndjekur në Maqedoni, Lidhja e veteranëve të luftës –UÇK dhe shoqata tjera civile filloi në Bit Pazar dhe përfundoi...

PSP: Gruevski dhe Janakieski kanë porositur rrënimin e “Kosmos”

Prokuroria Speciale Publike sot rastin e ri të quajtur TNT, për rrënimin e kompleksit që kushton mbi 100 milionë euro në Aerodrom të Shkupit. Bëhet fjalë për kompleksin “Kosmos” në pronësi të kryetarit të partisë për Ardhmëri Evropiane, Fiat Canovski.  Prokurorja speciale Fatime Fetai dha detaje konkrete se Qeveria e ish Kryeministrit Nikolla Gruevskit ka shkelur të gjithë Konventat...

I dyshuari në “Transporter” në paraburgim në të gjitha bazat

Gjykatësi me procedurë paraprake i ka caktuar 30 ditë paraburgim njërit nga të dyshuarit në rastin “Transporter”, që e hapi Prokuroria speciale në tre bazat nga neni 165 nga Ligjit për procedurë penale ndërsa për tre të tjerët është përcaktuar masa e kujdesit, konfirmojnë për “Meta” nga Gjykata penale e Shkupit. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për të punësuar në sektorin...

Në vend të prokurores të PSP-së, Ivanov ka falur një tjetër Fatime Fetai

“Gjatë këtij akti më të turpshëm në historinë e Republikës së Maqedonisë, me nxitim të pakuptueshëm, të paktën për mua nuk u desh të nxitoni aq shumë, në fakt e keni falur Fatime Fetain nga Gostivari. Besoj se keni menduar për mua, apo sugjerimet kanë qenë për mua, vetëm se është dashur në detaje t’ua tregojnë të dhënat e...

Orav: Partitë politike të kthehen në tavolinën e bisedimeve

Partitë politike të fillojë të përgatiten për zgjedhje dhe dhuna të ndalojë, porositi euro- ambasadori Aivo Orav në promovimin e projektit të financuar nga BE për përforcimin e sundimit të së drejtës. Ai shpreson se liderët politik do të bartin përgjegjësi të plotë dhe më në fund do të fillojë të zgjidhin krizën politike. “Dua t’ju bëj thirrje të gjitha palëve...

Ivanov: Ka kërcënim real për likuidimin e dy liderëve të partive

  Ka kërcënim real për likuidimin e dy liderëve të partive, tha presidenti Gjorgje Ivanov në intervistën e përbashkët me kryeredaktorët e disa televizioneve në vend. Ai tha se s’mund të përmend emra, por se shërbimet i dinë dhe se të njëjtit janë të njoftuar për kërcënimet. Lidhur me ambasadorët në vend, Ivanov theksoi se ata u diktojnë gjykatësve çfarë të punojnë. “Shëtitin...

Gruevski: Askush në VMRO DPMNE nuk ndjehet fajtor dhe nuk dëshiron të ketë ndërprerje të procedurave

“Edhe njëherë dua fuqishëm të distancohem nga vendimi i presidentit. Vendimi nuk është në përputhje me angazhimet tona dhe i ndihmon LSDM-së. Qëndrimi i VMRO DPMNE-së është se ai që ka bërë krime, duhet të përgjigjet për atë. Askush në VMRO DPMNE nuk ndjehet fajtor dhe nuk dëshiron të ketë ndërprerje të proceseve”, deklaroi në konferencën e shtypit kreu...