fbpx

Ivanov: Ka kërcënim real për likuidimin e dy liderëve të partive

-

 

Ka kërcënim real për likuidimin e dy liderëve të partive, tha presidenti Gjorgje Ivanov në intervistën e përbashkët me kryeredaktorët e disa televizioneve në vend.

Ai tha se s’mund të përmend emra, por se shërbimet i dinë dhe se të njëjtit janë të njoftuar për kërcënimet.

Lidhur me ambasadorët në vend, Ivanov theksoi se ata u diktojnë gjykatësve çfarë të punojnë.

“Shëtitin nëpër gjykata. Disa ambasadorë tejkaluan autorizimet. Nuk duam të futemi në konflikt me vendet prej ku vijnë ata. U thash të kenë kujdes të mos keqkuptohet ajo që e bëjnë. Askush deri më tani nuk më ka bërë shantazh e as të më mposht. Për nder, sinqeritet dhe përkushtim mund t’ju flas me orë” tha Ivanov.

Presidenti i shtetit tha se ideja e tij për falje vjen nga dëshira e Zaev që të ketë garanci se nuk do të arrestohet gjatë takimeve të liderëve.

“Shumëkush nuk do të pajtohet, por tani është momenti që të sigurohen zgjedhje të lira dhe korrekte. U kërkoj falje të gjithëve që i kam futur në pozitë të palakmueshme. Çdoherë jam nisur nga interesi i shtetit. Shteti është para se gjithash” tha Ivanov.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.