fbpx

PSP: Gruevski dhe Janakieski kanë porositur rrënimin e “Kosmos”

-

Prokuroria Speciale Publike sot rastin e ri të quajtur TNT, për rrënimin e kompleksit që kushton mbi 100 milionë euro në Aerodrom të Shkupit. Bëhet fjalë për kompleksin “Kosmos” në pronësi të kryetarit të partisë për Ardhmëri Evropiane, Fiat Canovski.  Prokurorja speciale Fatime Fetai dha detaje konkrete se Qeveria e ish Kryeministrit Nikolla Gruevskit ka shkelur të gjithë Konventat Ndërkombëtare dhe vetëm se është kundërshtar politik, Gruevski ka vendosur që ta rrënojë objektin e politikanit Fiat Canovski.

“Bëhet fjalë për koordinim të mirë kriminel mes pushtetit qendror dhe lokal. Ish kryeministri dhe kreu i VMRO DPMNE dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve, të cilët më 12 prill 2016 janë falur, me të vetmin qëllim që t’i hakmerren të dëmtuarit Fijat Canoski për vendimin e tij me të cilin PAE është larguar nga koalicioni me partinë në pushtet dhe i është bashkuar LSDM-së, me fuqinë e tyre politike dhe paramendim e kanë rrënuar objektin. Ata i kanë urdhëruar kryetarit të komunës Gazi Babë, i cili poashtu është falur, ta keqpërdor pozitën e tij zyrtare dhe të gjej mënyrë të rrënoj “Kosmos-in”. Kryetari ka pranuar këtë urdhër dhe e ka thirrur të dyshuarën e parë, inspektor ndërtimor në komunën Gazi Babë, dhe i ka thënë se nga kreu i partisë i kanë sugjeruar të gjej mënyrë për rrënimin e objektit” tha Fetai.

Ajo theksoi se nga provat e grumbulluara, Prokuroria ka konfirmuar se inspektorja ka bërë procesverbal ku thuhet se objekti i Canoskit është për 1,4 metër më i gjatë se gjatësia e lejuar. Më pas, ka përgatitur vendim për rrënim.

Në fillim të konferencës për shtyp, Fetai përmendi se “askush nuk do t’i ik drejtësisë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.