fbpx

Prokuroria për vdekjen e Kërpaç kërkon të dhëna nga PSP, MPB dhe gjykata

-

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, e cila udhëheq hetimet për vdekjen e Kosta Kërpaçit dërgoi shkresa në më shumë institucione. Nga zyra e Marko Zvërlevskit thonë se ndër të tjera, janë dërguar kërkesa deri te prokuroria me të cilën udhëheq Katica Janeva.

Nga Prokuroria tani për tani nuk japin detaje shtesë, për atë se çfarë përfshihet në kërkesat e dërguara në këto institucione. Një ditë pas vdekjes së Kërpaçit nga Prokuroria speciale njoftuan se i ndjeri ka qenë dëshmitar i tyre dhe se kanë dëshmi se është ushtruar presion mbi të.

Por, nga ana tjetër një pjesë e opinionit haptazi e shprehte tezën se ekipi i Janevës është ai që ka kryer presion.

Pra, të paktën në këtë moment, nuk është e qartë nëse prokuroria e rregullt do ti hetojë informacionet e Prokurorisë Speciale se dikush ka kryer presion mbi Kërpaçin, ose nga Zvrlevski do të hetojnë veprimet e punonjësve të Janevës.

Në një përpjekje për të gjetur se çfarë saktësisht ka kërkuar Prokuroria Publike u drejtuam te Prokuroria Speciale, MPB-ja dhe në Gjykatën Penale të Shkupit. Zyrtarisht nuk morëm informacione shtesë.

As për hetimin e vdekjes së Kërpaçit, deri më tani nuk ka detaje të reja. Dihet se ka mbaruar autopsia, por priten informacione mbi analizat e tjera dhe mendimet e ekspertëve.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.