fbpx

 “Revolucioni shumëngjyrësh” porositi se nuk ka gjyqësor të pavarur dhe drejtësi

-

Gjykata Themelore Shkupi 1 sonte ishte e ngjyrosur me ngjyrat e “Revolucionit shumëngjyrësh”. Protestuesit, protestën e sotme, që tradicionalisht e filluan para Prokurorisë speciale, ia dedikuan gjyqësorit të korruptuar.

Protestuesve, para godinës së gjykatës iu drejtuan disa avokatë të cilët porositën se nuk duan ta punojnë profesionin e tyre, jo pse nuk e duan, por sepse, siç thanë, në këtë shtet nuk ka drejtësi.

 

 

Avokatja Snezhana Kaleska theksoi se nuk kemi gjyqësor të pavarur dhe nuk kemi drejtësi.

“Nuk dua të jem avokate në shtet të këtillë, por në shtet ku sundon drejtësia. E drejta materiale duhet të bazohet në fakte e jo në vullnetin e lirë të atyre që kanë fuqi. Gjykatësit janë të prirë ndaj atyre që në pushtet erdhën në mënyrë të çuditshme” deklaroi Kaleska.

Avokati Zvonko Davidoviq pyeti se çfarë mesazhi gjykata po iu dërgon të rinjve: të jenë anëtarë të partisë që mos të japin përgjegjësi?

“Dorëzova kërkesë për 2200 persona të gjykuar për uljen e dënimit për 30%. Më thanë që secili prej tyre veçmas të dorëzoj kërkesë. A kjo është drejtësi?” pyeti Davidoviq.

Para të pranishmëve fjalim mbajti edhe Elena Eftimova, nëna e Borjanit të arrestuar. Ajo tha se i biri i saj do të ngel në paraburgim deri më 26 maj, kur duhet të prononcohet për veprën. Nga foltorja porositi prindërit, që rinë nëpër shtëpi, që mos të kenë frikë të dalin dhe t’i inkurajojnë të rinjtë.

Protestuesit më pas u drejtuan drejt Qeverisë, ku pas protestës së shkurtë u larguan.

Protesta kundër vendimit për faljes, përveç në Shkup kishte edhe në Strumicë dhe Manastir.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.