Monday, 13 April, 2026
Meta.mk

Tag: аболиција | 15 results

Ivanov tërhoqi faljet për 22 politikanë, të tjerët duhet të kërkojnë vet

27 May 2016

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, në një konferencë për shtyp, sot ka vendosur që ta shfuqizojë një pjesë të abolimit apo faljes. Është tërhequr vendimi për faljen e 22 eksponentëve politik. Të gjithë personat tjerë kanë mundësi që të dorëzojnë kërkesa personale për vendimet e tyre për falje. “Vendimi për falje e solla në interes […]

LQMM me kundër- parulla kundër Najçevskës dhe Pirovskës para stacionit policor

25 May 2016

Pjesëtarët e lëvizjes civile LQMM u paraqitën në protestën para stacionit policor “Beko” me parulla kundër Mirjana Najçevskës dhe Urania Pirovskës, që sot në mëngjes janë ftuar në bisedë informative. Kordoni policor pengoi  qytetarët nga LQMM që të afrohen deri te protestuesit e “Revolucionit laraman” ndërsa pas përleshjes së vogël verbale me policinë, ata u […]

Najçevska ngjyros hyrjen e stacionit policor “Beko”

25 May 2016

Profesorja Mirjana Najçevska sot në mëngjes u paraqit në bisedën informative ndërsa para stacionit policor “Beko” në Shkup e ngjyroi hyrjen. Në bisedë informative gjithashtu sot është ftuar kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska. Disa dhjetëra qytetarë sot në mëngjes janë tubuar para stacionit policor në mbështetje të Pirovskës dhe Najçevskës për të shprehur […]

Thaçi dhe Robert de Groot në Tetovë diskutuan krizën politike

20 May 2016

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës. Delegacionin Holandez e kryesonte Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpunimit me Evropën, Robert de Groot dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Wouter Plomp, thuhet në njoftimin drejtuar nga zyra për informim […]

 “Revolucioni shumëngjyrësh” porositi se nuk ka gjyqësor të pavarur dhe drejtësi

3 May 2016

Gjykata Themelore Shkupi 1 sonte ishte e ngjyrosur me ngjyrat e “Revolucionit shumëngjyrësh”. Protestuesit, protestën e sotme, që tradicionalisht e filluan para Prokurorisë speciale, ia dedikuan gjyqësorit të korruptuar. Protestuesve, para godinës së gjykatës iu drejtuan disa avokatë të cilët porositën se nuk duan ta punojnë profesionin e tyre, jo pse nuk e duan, por […]

GNK: Maqedonia në grupin e vendeve ku gjendje po përkeqësohet

3 May 2016

Grupi Ndërkombëtar për Kriza apo International Crisis Group (ICG) e ka renditur Maqedoninë në një listë të re ku bëjnë pjesë vende si Avganistani, Bangladeshi, Gambia, Iraki, Azerbajxhani, Kongo dhe Siria. Sipas GNK-ICG Maqedonia e meriton këtë vend pasi politikaka gabuar dhe ka ngritur në këmbë popullin. Këto gabime të politikës kanë nxitur kritika dhe […]

 “Financial Times”: Katica Janeva në Maqedoni si Beyonce

30 April 2016

Gazeta londineze për biznes dhe ekonomi “Financial Times” me titullin “Gruaja luftëtare nga qyteti i vogël po dridh elitën maqedonase” e përshkruan prokuroren speciale Katica Janeva si “kamxhik për elitën e korruptuar maqedonase dhe ikonë e pazakontë e protestave gjatë kohës së krizës politike”. Sipas gazetës “puna e Janevës është t’i ndjek figurat e larta […]

Protestuesit para Qeverisë ngjyrosën fotografitë e Gruevskit dhe Ivanovit

28 April 2016

Protestuesit e “Revolucionit të Larmë” sonte para Qeverisë vendosën fotografinë e Nikolla Gruevskit, ku shkruante “Mafia” dhe fotografinë e kryetarit Gjorge Ivanov, ku shkruante “Abolim”. Balona me ngjyra të ndryshme janë hedhur drejt këtyre dy fotografive, ndërsa më pas protestuesit edhe e dogjën fotografinë e Ivanovit. Mes tjerash protestuesit brohorisnin “Dorëheqje, Dorëheqje”. Демонстрантите ги „бомби“ […]

Ahmeti për gazetën e Vjenës “Standard: Çfarë zgjedhje? Talleni me mua?

25 April 2016

  “Çfarë zgjedhje? Talleni me mua”? Ky është reagimi i parë i kreut të BDI-së Ali Ahmeti në pyetjen e parë në intervistën për gazetën austriake “Standard” lidhur me anulimin e zgjedhjeve. Kreu i BDI-së, pas reagimit shpjegon se qëndrimi i partisë së tij është përmbushja e të gjitha kritereve, me qëllim që të mbahen […]

“Nuk e ke larg burgun Nikolla”, porositën qytetarët në protestën e sotme para Qeverisë

22 April 2016

Qetë përfundoi edhe protesta e sotme e qytetarëve të cilët kërkuan dorëheqjen e presidentit Gjorgje Ivanov dhe tërheqjen e vendimit për falje. Destinacioni final i protestuesve edhe sot ishte para Qeverisë, por këtë herë nuk hodhën ngjyrë, por vetëm brohoritnin “Nuk e ke larg burgun Nikolla”, “Mafia në robëri”, “Dorëheqje” dhe “Do të jepni llogari”… […]

Page 1 of 1