Kërpaç nuk ishte arsyeja pse Prokuroria speciale ka kërkuar ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve që të mund të propozoj dhe të kërkoj mbrojtjen e dëshmitarëve të caktuar, thonë për “Meta” nga kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva.

“Personi për të cilin po pyetni nuk ishte shkak pse u kërkuan ndryshimet e rregullativës ligjore” thuhet në përgjigjen e shkurtër të PSP në pyetjen tonë: “Nëse Kosta Kërpaç ka qenë njëri nga dëshmitarët që Prokuroria speciale kërkoi ndryshime dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve?

Në ndërkohë, javën e kaluar Kosta Kërpaç është gjetur i vdekur në banesën e tij me lëndime në gjoks nga plumbat e shkrepur nga arma e zjarrit.

Ai, siç njoftojnë prej atje, vullnetarisht është paraqitur para PSP-së dhe se bashkëpunimi me të ka qenë në nivel.