A ishte Kërpaç dëshmitari për të cilin Janeva kërkoi kompetencë në mbrojtjen e dëshmitarëve?

-

Prokuroria speciale sot njoftoi se Kosta Kërpaç, që dje u gjet i vdekur në banesën e tij, me të shtëna në gjoks, ka qenë dëshmitar në një prej procedurave para- hetimore të PSP-së.

Siç njoftojnë nga ky institucion, ai është paraqitur vullnetarisht ndërsa bashkëpunimi ka qenë në nivel.

“Kjo Prokurori publike posedon prova për rrethana shumë relative, përfshirë presionin nën të cilin ka qenë personi Kosta Kërpaç, por duke pas parasysh se bëhet fjalë për informata jashtëzakonisht të besueshme, të njëjtat nuk do të publikohen para opinionit në këtë moment. Gjithsesi, nëse paraqitet nevoja ne jemi të hapur për bashkëpunim me organet e ndjekjes të cilat e hetojnë vdekjen e tanimë të ndjerit”, thuhet në njoftimin nga kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva.

Prokuroria speciale në fillim të vitit kërkoi nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve që të mund PSP të propozoj dhe të kërkoj mbrojtjen e dëshmitarëve të caktuar.

“Njoftojmë opinionin se nga kjo prokurori deri në Kuvendin e RM-së sot është dorëzuar nismë për marrjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, që del nga nevoja për rregullimin e kompetencës së PS-së për ndjekjen e veprave penale që dalin nga bisedat e përgjuara në procedurën për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe është në drejtim të eliminimit të mundësisë për vendosjen e sërë pengesave në punën e kësaj prokurorie” thuhet në njoftimin e PSP nga 1 prilli i këtij viti.

Por, edhe kjo nismë sikur shumë tjera u injoruan nga Kuvendi dhe ndryshimet fare nuk u gjetën në rend dite e aq më pak në seancë plenare.

Kosta Kërpaç është njëri nga 56 personat e falur nga presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov.

Por, nga PSP sot njoftuan se ndaj Kërpaç, PSP nuk ka pasur kurrfarë procedurë penale.

“Për ne është i paqartë vendimi i presidentit të R. së Maqedonisë që të fal pikërisht këtë person dhe presim përgjigje ndaj kërkesës për atë se nga i ka marrë presidenti i RM-së informacionet se, kinse kundër këtij personi është zhvilluar procedurë penale” thuhet në PSP.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...