fbpx

Prokuroria speciale për ndryshimet e Ligjit për falje: Kyç është çdo ligj që na ndihmon

-

Çdo ligj që na ndihmon që pa pengesa t’i zhvillojmë hetimet ka rëndësi kyçe për ne. Kjo është përgjigjja nga kabineti i prokurores speciale Katica Janeva, në pyetjen tonë për qëndrim dhe koment lidhur me ndryshimet në Ligjin për falje që dje votoi Kuvendi e që sot firmosi presidenti i shtetit, Ivanov.

“Një prej synimeve primare  të PS-së është lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe çdo ligj që na mundëson pa pengesë t’i hetojmë rastet ka rëndësi kyçe për ne” thonë nga PSP.

Nga kjo Prokurori për “Meta” pohojnë se deri tek ta kanë arritur kërkesa nga avokatët e personave të dyshuar për të cilët PSP po zhvillon hetim, për ndërprerjen e procedurës.

“Është i saktë informacioni se është kërkuar nga avokatët e të dyshuarve që të ndërpritet procedura dhe Ju njoftojnë se këto kërkesa ende janë lëndë hetimi nga ana jonë” thuhet në përgjigjen e kabinetit të Janevës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.