fbpx

PSP: Kërpaç vullnetarisht është paraqitur si dëshmitar, i dimë presionet ndaj tij

-

Prokuroria publike për ndjekjen e veprave që dalin nga bisedat e përgjuara (PSP) ashpër demanton pohimet e disa mediave se kanë kryer presion ndaj tani të ndjerit Kosta Kërpaç.

“Ju njoftojmë se personi Kosta Kërpaç vullnetarisht është paraqitur në këtë Prokurori publike dhe ishte dëshmitar në suazat e procedurë para- hetimore. Bashkëpunimi me dëshmitarin ishte në nivel dhe bëhej fjalë për person të jashtëzakonshëm, kështu që lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë të punësuarit në këtë prokurori publik. Në këtë rast, dua t’i shpreh ngushëllime anëtarëve të familjes dhe tanimë të ndjerit Kosta Kërpaç” thuhet në njoftim.

Prej atje njoftojnë se kjo prokurori publike posedon prova për shumë rrethana relevante, përfshirë edhe presionin nën të cilin ka qenë Kosta Kërpaç.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.