Protestat e sotme kaluan në shenjë të ngjyrës së kuqe, si simbol i gjakut të Markin Neshkovskit i cili më 6 qershor 2011 u vra në sheshin e qytetit në Shkup.
Protestuesit mbanin mbishkrime me titull “Tentuat të fshihni vrasje” ndërsa më vonë me ngjyrë të kuqe në betonin e sheshit shkruajtën “Vrasës” dhe “Drejtësi për Martinin, liri për popullin”.
#протестирам #шаренареволуција
Граѓаните на плочникот на плоштадот напишаа: Правда за Мартин, слобода за сите pic.twitter.com/dcViHIon7w— META.mk (@meta_agency) May 5, 2016
Sot protesti i lëvizjes civile “Protestoj” shënon 1 vit pasi vitin e kaluar më 5 maj përmes bombave opozitare u zbardh se pushteti ka tentuar të fsheh vrasjen e të riut Neshkovski.
#протестирам #шаренареволуција
Граѓаните пуштаат „бомби“ пред Собранието pic.twitter.com/loDvIqALQo— META.mk (@meta_agency) May 5, 2016
Kolona e protestuesve para para godinës së PSP u drejtua kah Kuvendi i Maqedonisë ku në radhë të parë ishte vëllai i Martin Neshkovski, Aleksandar Neshkovski.
Qytetarët gjithashtu lëshuan pjesë të bombave ku vitin e kaluar LSDM-ja opozitare tregoi se si është fshehur vrasja e Martin Neshkovskit.
Para Kuvendit fjalim kishte Jasmina Golubovska, babai i të cilës është ish polic dhe me këmbë të amputuar. Ajo deklaroi se nuk e kanë marrë kujdesin e merituar në Klinikën për kirurgji torakale apo siç tha ajo “në ndërtesën e vdekjes”.
“Kërkon ndihmë nga bashkëluftëtarët e jo nga patriotët në kolltuk. Tre muaj ka probleme shëndetësore, ka këmbë të amputuar ndërsa shtrihet në krevat të papastër. Tani gjendet në spital privat dhe kërkon të holla për shërim. Do të doja të zhduken këta persona që qëndrojnë ulur në kolltuk dhe babai im të merr kujdes siç e meriton” tha ajo.
#протестирам #шаренареволуција
Граѓаните на сликите на Груевски и Јанкулоска напишаа: Пробаа да сокријат убиство pic.twitter.com/UaSHVrbiQW— META.mk (@meta_agency) May 5, 2016