fbpx

PSP sot do të dorëzoj ankesë për arrestin shtëpiak të Goran Gruevskit

-

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni do të ankimojë sot në gjykatën e Apelit vendimin për arrest shtëpiak për të dyshuarin kryesor në rastin “Fortesa” për asgjësimin e pajisjeve për përgjim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, konfirmoi për “Meta” zëdhënësja e PSP-së, prokurorja Lençe Ristovska.

Nga PSP vlerësojnë se provat që i kanë tregojnë rrethana për cenimin e procedurës nëse rast se Gruevski lëshohet në arrest shtëpiak.

“Këshilli penal ka pranuar pohimet tona, por ka vlerësuar se prezenca mund të sigurohet me masë më të butë. Në ankesë ne shpjegojmë pse vlerësojmë se duhet të vazhdoj vendimi për masën e paraburgimit” thotë Ristovska.

Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 në seancën e djeshme ndryshoi vendimin dhe masën prej 30 ditë paraburgim kundër zyrtarit të lartë policor të Drejtorisë së pestë të DSK-së dhe tani ai do të vuaj arrestin shtëpiak.

Gjykata e apelit duhet të merr vendim final nëse Gruevski do të qëndron në paraburgim apo do të konfirmoj vendimin e Këshillit penal për arrest shtëpiak. Deri atëherë, i dyshuari ngel në paraburgim në burgun e Shkupit.

Gruevski dhe katër tjerë të dyshuar në rastin “Fortesa” mes të cilët edhe ish ministrja Jankullovska, akuzohen se vitin e kaluar kanë shkatërruar pajisjet e përgjimit, që kapin shifrën prej 10 milionë euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.