fbpx
Tag: јоханес хан

tag: јоханес хан

Han: Pa mediume të lira nuk mund të jeni pjesë e BE-së

Lira e mediumeve  është jashtëzakonisht e rëndësishme për zgjerimin e Bashkimit Evropian, deklaroi sot Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han, duke shtuar se në vendet potenciale kandidate për në BE, akoma duhet të punohet në lirinë e shprehjes të mediave. - Mediat e lira jnaë në thelbin e bisedimeve të BE-së dhe konsiderojë se kjo nuk mund të...

Bejl dhe Van Honte përforcojnë takimin e liderëve

Bisedimet fituan përforcime, kështu që krahas komisarit Han në bisedime kanë arritur edhe ambasadori amerikan Xho Bejli dhe ndërmjetësi belg, Piter van Hojte. Në takim me euro- komisarin janë liderët e partive më të mëdha në Maqedoni. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev arriti në takim me Radmilla Sheqerinskën, Renata Deskovskën, Damjam Mançevskin dhe Oliver Spasovskin. Më herët, komisari Han  u takua me...

Pas takimit me Zaev, liderët në takim të përbashkët me Han

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev arriti në takim me Radmilla Sheqerinskën, Renata Deskovskën, Damjam Mançevskin dhe Oliver Spasovskin. Më herët, komisari Han  u takua me kryeministrin Gruevski dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kryeministrit shoqëri i bënë ministri i jashtëm Nikolla Poposki, zëvendës ministri i drejtësisë Biljana Brishkovska, ministri i shëndetësisë NIkolla Todorov dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protogjer. Pas...

Van Hojte: Punojmë me vrull, patjetër duhet të arrijmë përparim për vendin

Nata e mbrëmshme ka qenë e vështirë për grupet e punës, të cilat po merren vesh për pikat e zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, deklaroi ndërmjetësi belg, Piter van Hojte, shkruan “A1on” Ai arriti në rezidencën e BE-së në Përzhino, ku komisari për zgjerim Johanes Han do të ketë takim me liderët e katër partive politike. “Punojmë çdo ditë që të...

Han: Do të bëj presion për përparim urgjent të marrëveshjes politike

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han sot në Shkup do të kryej presion ndaj liderëve të partive politike për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. “Gjatë rrugës për në Shkup do të takohem me liderët e të gjithë partive politike që të bëj presion për të arritur marrëveshje urgjente politike” shkroi Han në profilin e tij në Twitter. Kjo është vizita e...

Dita e vendimeve politike, vizitave, seancave, ligjeve- a do të mjaftojnë 24 orë

Padyshim të gjitha zhvillimet që tensionuan skenën politike javën e kaluar do të jenë pjesë e agjendës së nesërme. Vizita e komisarit për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë të BE-së, Johanes Han  Edhe pse nuk ka agjendë të publikuar të takimeve, Han, me siguri do të takohet me  liderët e katër partive më të mëdha politike. Seancë solemne në Këshillin e Prokurorëve...

Çfarë e pret Hanin në Shkup?

Çdoherë kur bisedimet partive politike ngecin, euro- komisari për zgjerim Johanes Han vjen për t’i zhbllokuar bisedimet. Ai në katër muajt e fundit ishte tre herë në Maqedoni. Pas javës së bujshme, Han të hënën për herë të katërt do të arrijë në Shkup. Zëdhënësja e tij Maja Kocijançiq deklaroi se ai do të vije që nga afër të ndjek zhvillimin...

Kocijançiq: Përparimi për rregullativën zgjedhore dhe KSHZ-në duhet të arrihet menjëherë

“Komisari prej afër ndjek zbatimin e marrëveshjes politike në Shkup. Ai është i njohur me prolongimin e vendimit që duhet të sillet ndërsa rregullon çështje të rëndësishme” thotë zëdhënësja e komisarit Han, Maja Kocijançiq. “Komisari është i shqetësuar sepse disa afate për të cilat arritën marrëveshje partitë, nuk janë respektuar. Përparim për rregullativën zgjedhore dhe KSHZ-në duhet të arrihet menjëherë...

Han: Aspiratat për BE janë gjallë, ajo që është arritur të zbatohet deri në fund

Aspiratat për në BE janë ende gjallë dhe hapat e ndërmarrë janë shenjë se ato po mbahen ende në jetë, tha komisari për zgjerim Johanes Han në konferencën e sotme për shtyp që u mbajt pas seancës plenare për bisedime para- aderuese në nivel të lartë (HLAD). Han ju uroi partive politike firmosjen e marrëveshjen dhe për ndërmarrjen e obligimeve...

Ahmeti: Është i rëndësishëm zbatimi i të gjithë pikave nga Marrëveshja e Përzhinos

Еuro- komisari për zgjerim, Johanes Han në takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti ka biseduar për zbatimin e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike. “Për ne është e rëndësishme zbatimi i të gjitha pikave që i përmban marrëveshja për dalje nga kriza politike që të përshpejtohet dhe të mbyllet përfundimisht ndërsa liderët politik ta mbajnë fjalën e dhënë në...

Han nesër do të shkojë në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johanes Han, i cili për dy ditë viziton Maqedoni, nesër do të vizitojë kampin e refugjatëve në Gjevgjeli. Sot ai ka një agjendë tjetër,  në orën 12 është caktuar takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, në 12:30 me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, kurse gjysmë ore më vonë do të ketë takime me liderët...

Han arrin në Shkup, nuk e din nëse Janeva është në agjendën e tij

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han arriti në vizitë dyditore në Shkup. Sot në mëngjes ai u takua me përfaqësuesit e sektorit civil dhe joqeveritar si dhe me euro- ambasadorin Aivo Orav. Ai në profilin e tij në Twitter shkroi “Sapo arrita në Shkup. Takimi i parë është me shoqërinë civile, pjesëmarrje e së cilës është kyç për procesin e...

Han: Emërimi i prokurores speciale nuk është fundi i tregimit

Emërimi i prokurores speciale publike është element i rëndësishëm për normalizimin e gjendjeve politike në Maqedoni, por kjo nuk është fundi i tregimit, deklaroi sot në Bruksel euro- komisari për zgjerim Johanes Han, një ditë para vizitës në Shkup. Han përshëndeti emërimin e prokurores publike, por porositi se KE do të vazhdoj të ndjek gjendjen në Maqedoni. “Vlerësoj dhe përshëndes faktin...

Han sonte arrin në Shkup, mund të ketë takim të “rastësishëm” me Janevën

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han vonë mbrëmë arriti në Shkup me fluturim komercial. Vizita e punës zyrtarisht do të fillojë nesër prej orës 10 e 30 minuta në takim me Këshillin nacional për euro- integrime, pas çka euro- komisari do të ketë darkë pune me kryeministrin Nikolla Gruevski. Pas këtij takimi pritet Han të merr pjesë në seancë plenare për...

Han do të drekojë me Gruveskin e do të darkojë me sektorin civil

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Joahanes Han, të premten do të vijë në Shkup për ripërtrirjen e bisedimeve paraaderuese në nivel të lartë me Bashkimin Evropian  (HLAD) Në agjendën e tij në fillim është paralajmëruar takim me eurointegracionet me çka do të ketë drekë pune me kryeministrin Nikolla Gruevski. Pika e tretë në agjendën e Hanit është seanca plenare...

Marrëveshja e Przhinos kyç për fillimin e bisedimeve para- aderuese me BE-në

Ende nuk është e sigurt nëse bisedimet para- aderuese në nivel të lartë me BE-në do të gjenden në agjendën e euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han i cili të premten do të udhëtoj në Shkup, mëson “Meta” nga burimet e larta në Sekretariatin për çështje evropiane. “Është shumë e rëndësishme që të implementohet marrëveshja politike. Në...

Han: Bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur

Në intervistë për gazetën austriake “Standard”, euro- komisari për zgjerim Johanes Han thotë se opozita javën e ardhshme patjetër duhet, siç është arritur marrëveshja, të kthehet në Kuvend. “Më pas do të emërtohet prokurori publik. Në lidhje me këtë, po dëgjoj nga të dyja partitë se ka avancim në këtë drejtim. Ne, BE dhe familja ndërkombëtare, do të bëjmë përpjekje...

Brukseli kërkon zbatim të plotë dhe me kohë të marrëveshjes së 15 korrikut

Është e nevojshme zbatimi me kohë i marrëveshjes në Przhino, porositën nga Brukseli eurokomisari Johanes Han dhe ministri I punëve të jashtme të Sllovenisë Miroslav Lajçak, i cili ka udhëhequr me Këshillin për Stabilizim dheAasociim. Lajçak tha se përfaqësuesit e Maqedonisë, Nikolla Poposki dhe Fatmir Besimi, kanë premtuar se mesazhi i Evropës është kuptuar në Shkup dhe nga Qeveria. Është me...

Konferenca e shtypit e Han anulohet për orën 20

Konferenca e shtypit e komisarit për zgjerim, Johanes Han që ishte caktuar për orën 18 e 30 minuta është anuluar për orën 20. Siç parashihet, para info- qendrës së BE, deklaratë do të japin Han dhe treshja evropiane, Eduard Kukan, Ivo Uajgl dhe Riçard Houit. Në rezidencën e BE-së, kryetarët e VMRO DPMNE dhe LSDM-së Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev të...

Gruevski arriti në takim me Han dhe treshen evropiane

Kryeministri Nikolla Gruevski i shoqëruar nga ministri i jashtëm dhe i shëndetësisë, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov, arriti në rezidencën e BE-së në takim me euro- komisarin për zgjerim Johanes Han dhe treshen evropiane, Eduard Kukan, Ivo Uajgl dhe Riçard Houit. Prej më herët në rezidencë kishte arritur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga Radmilla Sheqerinska dhe Renata...