Euro- komisari për zgjerim Johanes Han arriti në vizitë dyditore në Shkup. Sot në mëngjes ai u takua me përfaqësuesit e sektorit civil dhe joqeveritar si dhe me euro- ambasadorin Aivo Orav.
Ai në profilin e tij në Twitter shkroi “Sapo arrita në Shkup. Takimi i parë është me shoqërinë civile, pjesëmarrje e së cilës është kyç për procesin e reformave”.
Just arrived in #Skopje. First meeting with #CivilSociety whose engagement is crucial for the #reformprocess. pic.twitter.com/NEr87SfSpW
— Johannes Hahn (@JHahnEU) September 18, 2015
Nga zyra e Han në Bruksel njoftuan se në agjendë nuk parashihet takim me prokuroren e re publike Katica Janeva. Prokurorja në pyetjen tonë për takim eventual shkurtë u përgjigj se “deri më tani nuk është njoftuar se është në agjendën e z. Han”.
Prej orës 10.30 euro- komisari do të ketë takim me Këshillin nacional për euro- integrime, pas çka do të ketë drekë pune me Nikolla Gruevskin.
Pas takimit me kryeministrin Gruevski, pritet Han të merr pjesë në seancën plenare për bisedimet para- aderuese në nivel të lartë (HLAD).
Han gjatë ditës do të takohet me liderët e partive politike me të cilët do të diskutoj për zbatimin e Marrëveshjes së Przhinos.