fbpx

Han: Aspiratat për BE janë gjallë, ajo që është arritur të zbatohet deri në fund

-

Aspiratat për në BE janë ende gjallë dhe hapat e ndërmarrë janë shenjë se ato po mbahen ende në jetë, tha komisari për zgjerim Johanes Han në konferencën e sotme për shtyp që u mbajt pas seancës plenare për bisedime para- aderuese në nivel të lartë (HLAD).

Han ju uroi partive politike firmosjen e marrëveshjen dhe për ndërmarrjen e obligimeve që dalin prej tij, kthimin e opozitës në Kuvend dhe për emërimin e prokurorit special publik deri në datën e dakorduar.

Han shtoi se ngel të zbatohen pikat tjera mes të cilave edhe kodi zgjedhor e që pritet të votohen deri më 6 tetor.

“Kisha rastin të takohem me liderët e partive politike dhe të bisedojmë për reformat. Të gjithë liderët thanë se duhet të mbahet deri në fund të prillit dhe duhet të zbatohet sipas standardeve të BE-së, duke shprehur shpresë se marrëveshja e re për kodin zgjedhor do të merret më herët e jo në momentin e fundit.

Kryeministri Nikolla Gruevski, në konferencën e përbashkët për shtyp me euro- komisarin tha se kanë pasur bisedime të suksesshme.

“Fillimi i bisedimeve me BE-në është qëllimi fillestar i RM-së. Në periudhën e kaluar kishim avancim të dukshëm në zbatimin e asaj që e arritëm. U emërua prokurori publik, opozita u kthye në Kuvend e me këtë edhe dialogu nëpër institucione” tha Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.