Çfarë e pret Hanin në Shkup?

-

Çdoherë kur bisedimet partive politike ngecin, euro- komisari për zgjerim Johanes Han vjen për t’i zhbllokuar bisedimet. Ai në katër muajt e fundit ishte tre herë në Maqedoni.

Pas javës së bujshme, Han të hënën për herë të katërt do të arrijë në Shkup.

Zëdhënësja e tij Maja Kocijançiq deklaroi se ai do të vije që nga afër të ndjek zhvillimin e bisedimeve dhe u bëri thirrje partive që të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Kryeministri Gruevski akuzoi opozitën se vizitën e euro- komisari e ka nxitur sjellja e tyre.

Këtë herë do të ketë më shumë punë dhe se çfarë e pretë komisarin në Shkup:

  1. Parti të acaruara politike
  • Formalisht LSDM-ja u kthye në Parlament. Pas vendimit të Këshillit që të zgjedh vetëm 7 nga 17 prokurorët që i kërkoi prokurorja Katica Janeva, opozita vendosi t’i braktis bisedimet. Megjithatë, këtë mëngjes partitë arritën marrëveshje rreth rregullativës zgjedhore.
  1. Bisedimet bllokuara e të zhbllokuar
  • Ndërmjetësi belg Van Hojte dhe koalicioni BDI-VMRO DPMNE dolën me deklaratë se është arritur marrëveshje lidhur me kodin zgjedhor dhe detajet tjera rreth zgjedhjeve, por reagoi LSDM duke thënë se bisedimet kanë qenë kah fundi, por se nuk ka pasur marrëveshje si dhe se Marrëveshja e Përzhinos për ta “nuk është aktiv”.
  1. Prokurori të acaruara
  • Prokurorja publike kërkoi diçka më shumë se 1 milion euro dhe 14 asistent, por një prej arsyeve që Këshilli i prokurorëve nuk e votoi ekipin e plotë të Janevës është se prokurorive tjera ju ka munguar mjete financiare dhe prokurorë ndërsa kanë kërkuar edhe kushte më të mira. Katër partitë kanë nisur letër deri tek Këshilli i prokurorëve ku kërkojnë që të votohen edhe 7 prokurorët tjerë.
  1. Status-kuo në pjesën e mediumeve
  • Grupet e punës deri më 15 tetor duhej të merren vesh edhe për disa gjëra rreth funksionimit të mediumeve. Por, përfaqësuesit e partive politike kishin vetëm një takim ku SHGM dhe MOT ofruan propozimet e tyre se si të përmirësohet gjendja e mediumeve.
  1. Komisioni anketues jo-formal (parlamentar
  • Komisioni anketues që u parapa të formohet nga deputetët e partive politike duhej të ketë mandat dhe të diskutoj për bisedat e përgjuara, prej ku janë marrë dhe përmbajtja e tyre. Komisioni duhej të formohet kah mesi i shtatorit ndërsa në nëntor të nxirret raporti i parë.
  1. Kriza me refugjatët
  • Vala e madhe e refugjatëve vazhdon të jetë makth për Maqedoninë. Sipas të dhënave nga MPB në ditë përmes Maqedonisë kalojnë mesatarisht nga 2500 refugjatë. Sipas UNHCR, kjo shifër është dyfish më e lartë. Në fuqi është gjendja e krizës që e shpalli qeveria dhe që përgjatë kufirit vendosi forca të MPB-së dhe ARM-së.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...