Është e nevojshme zbatimi me kohë i marrëveshjes në Przhino, porositën nga Brukseli eurokomisari Johanes Han dhe ministri I punëve të jashtme të Sllovenisë Miroslav Lajçak, i cili ka udhëhequr me Këshillin për Stabilizim dheAasociim.

Lajçak tha se përfaqësuesit e Maqedonisë, Nikolla Poposki dhe Fatmir Besimi, kanë premtuar se mesazhi i Evropës është kuptuar në Shkup dhe nga Qeveria.

Është me rëndësi që vendi në momentin e fundit e mbajti hapur derën evropiane”, tha Han në konferencën për shtyp.

Ai shpreson se këtë vit nuk do të ketë pushim për institucionet e Maqedonisë, të cilat duhet shpejtë të përfundojnë me përgatitjet për realizimin e Marrëveshjes në Przhino.

“Tani nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk do të ketë pushim, të paktën jo për institucionet. Kuptohet, gjithkush ka të drejtë për pushim, por nuk ka pushim për institucionet që të përgatitet zbatimi i asaj për çka është dakorduar. Më 15 shtator duhet të ketë prokuror special ashtu siç kemi theksuar”, deklaroi Han duke shtuar se ka shumë punë që të respektohen afatet kohore.

Sipas Han, Komisioni Evropian dëshiron të ndihmojë por ai shtoi se përgjegjësia për zbatim të marrëveshjes është mbi Qeverinë dhe partitë që kanë nënshkruajtur marrëveshjen.

Ai pret se do të zbatohen rekomandimet nga raporti I Pribes dhe e gjithë kjo të shqyrtohet më 18 shtator në Shkup, gjatë dialogut të lartë që do të mbahet mes Maqedonisë dhe Komisionit.

Han theksoi se Komisioni, i cili e ka lehtësuar marrëveshjen, nuk mund ta lehtësojë edhe zbatimin e plotë të saj.

“Nuk është arritur marrëveshje për gjithçka më 2 qershor, por besoj që partitë do të mund të merren vesh tani nëpërmjet takimeve. Ne e lehtësuam marrëveshjen, por nuk do të lehtësojmë gjithçka”, deklaroi Han.

Sipas Lajçak, BE do të dëshirojë ta shohë vendin në procesin e bisedimeve për anëtarësim, por kjo do të varet vetëm nga Maqedonia. Ai gjithashtu bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit.