fbpx

Kocijançiq: Përparimi për rregullativën zgjedhore dhe KSHZ-në duhet të arrihet menjëherë

-

“Komisari prej afër ndjek zbatimin e marrëveshjes politike në Shkup. Ai është i njohur me prolongimin e vendimit që duhet të sillet ndërsa rregullon çështje të rëndësishme” thotë zëdhënësja e komisarit Han, Maja Kocijançiq.

“Komisari është i shqetësuar sepse disa afate për të cilat arritën marrëveshje partitë, nuk janë respektuar. Përparim për rregullativën zgjedhore dhe KSHZ-në duhet të arrihet menjëherë dhe të sigurohet funksionimi i Prokurorit special publik dhe Komisioni anketues. Vullneti politik duhet të shndërrohet në marrëveshje të shpejtë për çështjet e hapura, me kompromis nga të gjitha pakët, në interes të vendit. Komisari Han shpreson se përkushtimi i shprehur për zbatim të plotë të marrëveshjes politike nga katër partitë politike, do t’ju mundësoj finalizim të marrëveshjeve për të gjithë këto çështje edhe atë për kohë të shkurtë sepse koha po kalon” shtoi Kocijançiq për “Meta”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.