fbpx

Han: Pa mediume të lira nuk mund të jeni pjesë e BE-së

-

Lira e mediumeve  është jashtëzakonisht e rëndësishme për zgjerimin e Bashkimit Evropian, deklaroi sot Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han, duke shtuar se në vendet potenciale kandidate për në BE, akoma duhet të punohet në lirinë e shprehjes të mediave.

– Mediat e lira jnaë në thelbin e bisedimeve të BE-së dhe konsiderojë se kjo nuk mund të anashkalohet. Nuk mund të thuhet se ka demokraci nëse gazetarët janë në shënjestër të sulmeve, kurse sulmuesit nuk dalin para drejtësisë, kur nuk ka transparencë edhe për pronësinë e mediumeve- tha Han në hapjen e “Speak up” konferencë në Bruksel për gjendjen e mediumeve në vendet e Ballkanit dhe Turqisë.

Komisari evropian Han theksoi se mediumet online kontribuojnë për më shumë demokraci, por shtoi se duhet të vazhdohet me ndërtimin e standardeve më të larta të gazetarëve, që qytetarët të kenë më shumë qasje nga burimet e ndryshme të informacioneve dhe të formojnë mendimin e tyre kritik

Në fjalimin  e tij, Han tha se qytetarëve pushteti duhet t’iu siguroj shërbimin publik i cili do të ofrojë informacione të ndryshme. Ai gjithashtu potencoi se  nuk mund të lejohet që autoritetet, në lidhje të ngushtë me organet gjyqësore dhe ato të sigurisë të frikësojnë gazetarët, që njëkohësisht kontribuon për vetë – censurë.

Lira e mediave është njëra nga pikat kryesore të bisedimeve për anëtarësim në BE- tha Han, duke shtuar se pa lirinë e mediumeve nuk do të  bëheni pjesë e Unionit.

Zëvendëskryetarja e Parlamentit Evropian Urlike Lunçek dëshmoi se në vende të caktuara, qeveritë nuk duan të jenë në shënjestër dhe mediumet të analizojnë dhe kritikojnë punën e tyre.

– Gazetaria hulumtuese është jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos kur duhet të hulumtohet transparenca e furnizimeve publike të pushtetit dhe politikë së tij-  deklaroi Lunçak.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.