fbpx

Studentët dhe profesorët kërkuan Qeveria të heq dorë

-

Disa mijëra studentë, profesorë dhe nxënës të shkollës së mesme u grumbulluan para Qeverisë së RM-së dhe kërkuan tërheqje të Ligjit për arsim të lartë i cili parasheh aplikimin e provimit shtetërorë nëpër fakultetet. Duke brohoritur “Mjaft po fshihni”, “Provim ekstern për Qeverinë”, “Autonomi”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” në gjuhë maqedonase dhe shqipe, ata treguan pakënaqësinë nga miratimi i ligjit pa debat më të gjerë publik dhe pa konsultim me studentët.

-Këto protesta nuk janë vetëm protesta të thjeshta studentore, ato janë diçka e re, fillim për diçka shumë më të madhe. Ato janë fillimi i shpresës, të besimit të qytetarëve maqedonas. Prej sot e më tutje qytetarët maqedonas nuk kanë frikë. Ne, studentët, do të luftojmë për ardhmëri më të mirë, të cilën e meritojmë. Edhe njëherë dëshmuam se nuk jemi të shurdhër, se nuk jemi memecë. Politikanëve tanë sot do t’u themi një gjë. Përderisa na gënjeni dhe përderisa luani me ne, nuk do të ketë qetësi” –thanë nga “Plenumi Studentor”.

 

Në protestë morën pjesë edhe profesorë të cilët studentëve u bënë thirrje publike që ta tregojnë mbështetjen e tyre.

-Nga emri i “Plenumit të profesorëve”, dua t’u uroj që morët guximin, që dolët dhe na inkurajuat dhe që më në fund pamë shkëndijë në sytë e juaj. Jemi këtu dhe do ta çojmë këtë deri në fund – tha profesoresha Iskra Panovska- Dimkova nga Fakulteti filologjik.

Në protestë studentët lexuan letër nga komisari evropian për kulturë, arsim, rini dhe sport dhe drejtorit të përgjithshëm për arsim dhe kulturë në BE dërguar deri tek kryeministri Nikolla Gruevski, në të cilën shprehin solidaritet me përfaqësuesit e “Plenumit studentor” dhe mbështetësit e tyre.

“Mendimi kritik është peng i diktatit të atyre që janë në pushtet. Amendamentet e propozuara të ligjit për arsim të lartë si shtesë e akteve të fundit të Ministrisë së arsimit dhe shkencës jo vetëm që e pengojnë, por edhe e eliminojnë autonominë e universiteteve”, thuhet në letër.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.