Tag: PlenumiStudentor
tag: PlenumiStudentor
Doli numri i parë i gazetës “Zëri i studentëve”
Sot doli numri i parë i gazetës “Zëri i studentëve “ me mbështetje të “Plenumit Studentor”.
Në faqen kryesore është nëntitulli “Çfarë është Plenumi Studentor dhe zhvillimi i tij”, dhe tek faqet mund të lexohet për aktivitete e plenumit, angazhimit të tyre, zonave autonome dhe kërkesave të studentëve.
Grupi punues do të përpiloi ligjin për arsimin e lartë
Muajin e ardhshëm do të përpilohet analizë në bazë të të cilës do të definohet ligj i ri për arsim të lartë. Kjo është marrëveshja e takimit të sotshëm në Rektoratin e universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, mes përfaqësuesve të rektoratit, Plenumit Studentor dhe Plenumit të Profesorëve, Ministrisë së Arsimit si dhe qeverisë.
Pas debatit 4 orë e gjysmë, gazetarëve...
Plenumnistët nga Manastiri mbrëmë kanë ngelur pa rrymë në zonën autonome
Në minus 10 gradë natën e kanë kaluar anëtarët e Plenumit në Manastir, të cilët mbrëmë shpallën zonë autonome në Fakultetin teknik. 25 studentë, djem dhe vajza, në hapësirat e ftohta kanë fjetur vetëm në siropor dhe thasë për fjetje. Gjithashtu vazhdimisht u kanë rënë siguresat, kështu që e kanë pasur të pamundur të lëshojnë ngrohje. Në dispozicion kanë...
Studentët kërkojnë donacion: ushqim pajisje për të qendruar në “zonën autonome”
Stundetët nëpërmjet faqes së tyre në "Fejsbuk" thonë se Fakultetin Filologjik dhe Filozofik do të mbesin derisa nuk iu plotësohen kërkesat e tyre.
Studentët me vete kanë marrë ushqim, pije dhe fruta që i ndajnë me njëri tjetrin. Ata përgatiten për ta kaluar natën në oborr.
Megjithatë studentët thonë se cilido mund t’ju ndihmojë me këto materiale:
Thasë gjumi
2. Bombola gazi
3. Bukë dhe prodhime...
Studentët uzurpuan fakultetet dhe ligjeratat
Plenumi Studentor ka okupuar hapësirat e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” duke i shpallur "Zonën Autonome". Kërkesat e tyre mbeten të njëjtat, ligj i ri i bazuar në analiza të thella, duke përfshirë në përgatitjen e tij edhe studentët. Kërkesa kryesore ka të bëjë me anulimin e provimit shtetëror.
“Plenumi Studentor" kërkon të nënshkruhet marrëveshje mes një konference ndër universitare...
Studentët e fakulteteve teknike bojkotojnë mësimin
Në një transparent me mbishkrim "Zona Autonome", anëtarët e Plenumit Studentor sot në fakultetet teknike hyrën në të gjitha amfiteatrot duke u bërë thirrje kolegëve të tyre për t'i mbështetur.
Plenumi i Studentëve edhe më tej vazhdon betejën e tij kundër ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë, sipas të cilit parashihet edhe provimi shtetëror.
Rreth pesëdhjetë aktivistëve të Fakultetit të...
Reagimet në Fejsbuk për miratimin e Ligjit të arsimit të lartë
Pas miratimit të Ligjit të arsimit të lartë rrjetet sociale përplot me reagime .
Mund të lexoni postime për deputetët, për studentët, për presidentin Gjorge Ivanov, por edhe për thirrjet e studentëve “të mos heqin dorë nga lufta”
Profesorët dhe studentët sot, pasi deputetët votuan ligjin, para Kuvendit organizuan varrimin e arsimit të lartë.
Ja disa nga reagimet e para:
„Ligjin e keni të shëmtuar”
“Një...
Kuvendi miratoi Ligjin e arsimit të lartë
Pas disa orësh diskutim,diskutim, deputetët në Kuvend me 67 vota “pro” dhe 9 “kundër” i dhanë dritë jeshile ndryshimeve Ligjit për arsimin e lartë me të cilin parashihet miratimi i provimit shtetëror dhe më të cilin ndryshohen kriteret për zgjedhjen e titujve. Ministri i arsimit Abdylaqim Ademi, tha se Qeveria pranon amendamentet me të cilin parasheh zbatimin e pilot...
Ligji për arsimin e lartë në leximin e dytë më 8 janar
Më 8 janar, vetëm një ditë pas Krishtlindjeve anëtarëve të Komisionit parlamentar për arsimin e lartë, shkencës dhe sportit do të diskutojnë për ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë në leximin e dytë.
Në të njëjtin komisionin janë caktuar edhe diskutimet për ligjet e arsimit fillor dhe atë të mesëm në leximin dytë.
Deputetët mbrëmë në ora 19 do t’i...
Ligji për arsimin e lartë shkon në leximin e dytë
Propozim/ndryshimet e ligjeve për arsim kaluan leximin e parë në Kuvend. Pavarësisht protestave të profesorëve dhe studentëve, deputetët votuan “pro” propozim ndryshimeve. Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi theksoi se propozimi i dorëzuar në Kuvend është në përputhje me vërejtjet e studentëve të cilët kanë marrë pjesë në debatet e organizuara nga Ministria e Arsimit.
“Ne kemi organizuar edhe debate nëpër...
Profesorët me letër të hapur deputetëve
Profesorët ju shkruan letër të hapur deputetëve. Në letrën, profesorët ju bëjnë thirrje thë zgjedhurve të popullit që t'i ndalojnë veprimet e mëtutjeshme dhe ti dëgjojnë para se të sjellin vendim që mund të t'ju kushtojë shtrenjtë të gjithë shoqërisë. Ju përcjellim pjesë të letrës, ndërsa të tërën mund ta gjeni të tek “Fakulteti. mk“.akulteti.mk". "Të nderuar deputetë, para...
Studentët dhe profesorët kërkuan Qeveria të heq dorë
Disa mijëra studentë, profesorë dhe nxënës të shkollës së mesme u grumbulluan para Qeverisë së RM-së dhe kërkuan tërheqje të Ligjit për arsim të lartë i cili parasheh aplikimin e provimit shtetërorë nëpër fakultetet. Duke brohoritur “Mjaft po fshihni”, “Provim ekstern për Qeverinë”, “Autonomi”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” në gjuhë maqedonase dhe shqipe, ata treguan pakënaqësinë nga...
Profesorët mësojnë nga studentët, edhe ata themelojnë “Plenum”
Reformat në arsimin e lartë i shtynë profesorët të ndjekin hapat e studentëve. Nesër, në ora 13, në Fakultetin filozofik në Shkup, profesorët, që firmosën letrën e hapur drejtuar Qeverisë dhe me qindra të tjerë që iu bashkëngjitën do të formojnë “Plenumin e Profesorëve”.
Sot në rrjetin e Fejsbukut doli faqja “Plenumi i Profesorëve” ku është publikuar edhe kumtesa për...
“Plenumi Studentor”: Mos lejojmë të vazhdojë monologu i Qeverisë
Studentët nga organizata joformale “Plenumi Studentor”, thirrin në protestën e nesërme,e cila do të filloj në ora 14 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të jetë paqësor, pa incidente dhe simbole nacionale. Të revoltuar, sepse ligji u miratua në seancën qeveritare pa u thirrur në debat publik, ftojnë të gjithë qytetarët e saj t’i përkrahin dhe sa më shumë...
Profesorët kërkojnë të jenë pjesë e Ligjit të arsimit
Grupi i profesorëve ka dërguar kërkesë Komisionit të arsimit, shkencës dhe sportit në Kuvend dhe komunitetit akademik si dhe përfaqësuesit e “Plenumit studentor”, të marrin pjesë në seancën e Komisionit. Kërkesën në profilin e saj në fejsbuk e postoi Biljana Venkovska dhe këtë kërkesë përkrahin edhe grupi i profesorëve të cilët i apeluan Qeverisë të tërheq propozim- ligjin e...
Plenumi fitoi përkrahjen nga studentët e mbarë botës
Organizata joformale “Plenumi Studentor mori përkrahjen nga kolegët studentë nga e mbarë bota. Studnetët nga Sarajeva (B dhe H), Pekini (Kina), Vilandi (Estonia), Vladimir (Rusia), Muramansk (Rusia), Merilend (ShBA), Ahen (Gjermania), Florida (ShBA) dhe Talin (Estoni) përkrahin të gjithë studentët në Maqedoni në protestin kundër ndryshimeve ligjore me të cilat zbatohet provimi shtetërore.
Mendimi i studentëve është i rëndësishëm. Ne...
“Plenumi studentor”: Ministër e dëgjuat zërin e 10 000 studentëve:
Studentët e organizatës joformale studentore “Plenumi studentor” ikën pas dy orë pritjeje para Ministrisë së Arsimit, ku pas dyerve të mbyllura Ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, dhe zv. Ministri Spiro Ristovski, kishin takim pune me dekanët e fakulteteve pedagogjike.
Takimi ishte bërë në çastin e fundit, por në vend të debatit të paralajmëruar publik me rastin e propozim...
“Plenumi studentor”: Të mundshme protesta të reja, po edhe bojkot i mësimit
Nuk përjashtohet mundësia nga protestat e reja por edhe bojkot i mësimit nëse Qeveria vazhdon me qëndrimin e njëjtë për aplikimin provimit shtetëror në fakultete, theksuan sot në pres konferencë përfaqësuesit e “Plenumit studentor”. Studentët janë të revoltuar nga sjellja injoruese e Qeverisë dhe theksojnë se do të kërkojnë nga shefi i shtetit Gjorgje Ivanov t’i përkrahë si profesor...
Qeveria befason të gjithë: Edhe fakultetet edhe studentët tani për tani pa qëndrim!
Plenumi studentor i universitetit të Manastirit, sot dorëzoi kërkesat edhe argumentimin juridik kundër provimit shtetërorë deri tek Rektorati i universitetit. Në kërkesë studentët shkruajnë se duhet të zhvlerësohet Parlamentit studentor sepse ai nuk përfaqëson të drejtat e studentëve dhe për shkak të strukturës së tij lehtë mund të bie nën presion. Për konceptin e provimit shtetërorë, studentët nga Manastiri...
Reagime të ashpra: Nënçmuese janë masat e reja qeveritare në arsim
Profesorët ashpër reagojnë ndaj zgjidhjeve të reja të propozim- ligjeve të cilat Qeveria i miratoi në seancën e djeshme. Thonë se masat e reja, pushteti vetëm e nënçmon opinionin akademik dhe se populli patjetër duhet të del dhe të ankohet sepse kjo është duke shkuar kah shitja e shtetit.
Profesori Lubomir Cuculovski thotë se ndryshimet e tilla për të kanë...