fbpx

Profesorët me letër të hapur deputetëve

-

Profesorët ju shkruan letër të hapur deputetëve. Në letrën, profesorët ju bëjnë thirrje thë zgjedhurve të popullit që t’i ndalojnë veprimet e mëtutjeshme dhe ti dëgjojnë para se të sjellin vendim që mund të t’ju kushtojë shtrenjtë të gjithë shoqërisë. Ju përcjellim pjesë të letrës, ndërsa të tërën mund ta gjeni të tek “Fakulteti. mk“.akulteti.mk”. “Të nderuar deputetë, para Jush së shpejti do të gjenden propozim-ligjet të cilat u ngadalësuan me diskutime profesionale dhe u shpallën për publikun dhe kundër të cilëve në rrugët me zëshëm dhe qartë u prononcuan dhjetra thënie nga studentët dhe nga mësuesit, që kur propozuesi i anashkaloi thirrjet e tyre për bisedime thelbësore, i cili duhet të bëhet në bazë të analizave dhe të dhënave, të mbështetura me fakte. Ato janë propozim-ligje për të cilin koncept dhe për të cilat tekste propozuesi në afate të shkurtra kërkoi mendim prej njësive të universiteteve dhe shumica prej tyre padyshim i ka hedhur poshtë si jokushtetuese, johumane, të dëmshme , të mangëta dhe kontradiktore të përbëra, me parregullsi të mëdha dhe janë të pakuptimta, të pa realizuara dhe, mbi të gjitha më e rëndësishme , si mjete për të rrënuar tërësisht autoniminë universitare. Në mes tjerash , studentët dhe komuniteti akademik kërkoiqë të lëshohen zgjidhjet e mëpërparshme dhe të shtyhet miratimi i këtyre ligjeve, ndërsa procedura të kthehet në fillim që të kthehet në këmbë të shëndosha dhe bashkarisht me studentët dhe me komunitetin e akademikëve të shqyrtohen rrënjët dhe shkaqet për problemet në arsimin e lartë, dhe atë me analiza të cilat do të përfshihen të gjithë faktorët në mënyrë që të arrijë në zgjidhje sa më efektive për sistemin tonë të lartë arsimor me një ligj krejtësisht të ri. Megjithatë, propozuesi dhe Qeveria nuk I pritën as edhe këto mendime dhe , para se të skadojë afati të cilët ata vetë ua dhanë universiteteve, i miratuan propozimet dhe i dopr[ëyuan në procedurë kuvendare. Kundër këtij akti publikisht, me emër dhe mbiemër, u shprehën edhe më shumë qindra mësues universitar, dhe, ja këtu, sot numri i tyre u dyfishua. Drejt këtyre thirrjeve, me shkrime publike dhe personale dhe letra të nënshkruara publikisht , iu bashkëngjitën tetëdhjetë nga filozofët dhe opinonistët më të mire botëror, të cilët japin mësim në universitetet më të shquara me renome në botë. Prandaj, duke pasur parasysh volumin dhe shumëllojshmëria e këtyre mesazheve të qarta, Ju ftojmë që të zbatoni parimin bazë të demokracisë – ti dëgjoni zërat e palëve të prekura “.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.