“Mbrojtësit e demokracisë” do të heqin kampet par Kuvendit

-

Përkrahësit e pushtetit ose të vetëquajturit “Mbrojtësit e demokracisë” këtë fundjavë tërhoqën  tendat që kishin vendosur para parkut “Gruaja luftëtare”, përball Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku kaloi rreth një muaj  e gjysmë. Sipas personave që takuam në park, shpërbërja e kampit ka filluar të shtënën në mbrëmje, kurse të dielën krejtësisht vendi është pastruar.

Kampi “Mbrojtësit e demokracisë”, u vendos si kundërpërgjigje e kampit të opozitës që u vendos para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Konkretisht askush nuk informoi pse kampi para Kuvendit, vazhdoi të qëndronte edhe pas firmosje së Marrëveshjes në Përzhino. Nga kampi thoshin se mbeten të përkrahin politikën e Qeverisë së Nikola Gruevskit. Disa nga kampistët për “Metën” deklaruan se për tërheqjen e kampit vendos Komiteti Qendror i VMRO- DPMNE-së.

Kampi para Kuvendit u ngrit pas mitingut të VMRO- DPMNE-së i cili u mbajt më 18 maj.

Ndërkaq, kampi para qeverisë u tërhoq disa ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Përzhinos, më 15 korrik.