fbpx

Qeveria befason të gjithë: Edhe fakultetet edhe studentët tani për tani pa qëndrim!

-

Plenumi studentor i universitetit të Manastirit, sot dorëzoi kërkesat edhe argumentimin juridik kundër provimit shtetërorë deri tek Rektorati i universitetit. Në kërkesë studentët shkruajnë se duhet të zhvlerësohet Parlamentit studentor sepse ai nuk përfaqëson të drejtat e studentëve dhe për shkak të strukturës së tij lehtë mund të bie nën presion. Për konceptin e provimit shtetërorë, studentët nga Manastiri thonë se ashtu siç është përpiluar nga Ministria e arsimit nuk është përputhje me Kushtetutën, posaçërisht me nenën në të cilin parashihet pacenueshmëria e Kushtetutës.

-Institucionet shtetërore sërish ia lejojnë vetes të kryejnë ndryshime serioze në sistem. Sipas propozim- zgjidhjes së dorëzuar, kushtet e veçanta për mënyrën dhe procedurën e realizimit të provimit shtetërorë për studentët, me propozim të Këshillit për akreditimi dhe evaluim, do t’i përcaktojë ministri i arsimit dhe shkencës. Mënyra e formulimit e kësaj kompetence të ardhshme të ministrit, sjell deri në përfundimin se ministri do të ketë autorizime më të gjera në vendosjen e drejtpërdrejtë- shkruan në kërkesën e studentëve.

Ndaj propozim- masave që i miratoi Qeveria në seancën e të shtunës reaguan edhe nga LSDM-ja. Nga kjo parti opozitare thonë se Qeveria dhe Ministria janë frikuar dhe për këtë kanë dashur t’i takojnë fakultetet të cilat për çdo ditë publikisht thoshin se janë kundër provimit shtetërorë.

-Nga ky shkak janë ndryshimet e përshpejtuara dhe palogjikë, në të cilat Qeveria paketoi të ashtuquajturin provim shtetërorë dhe i lëshoi të dielën pasdite që t’i arsyetojnë Abdylaqim Ademi dhe Spiro Ristovski. Pas protestës prej mbi 10 mijë studentë dhe mbështetjen e pa rezervë, të vendosësh me forcë të zbatosh qëndrim të kundërt nënkupton vetëm një gjë. Qeveria dje njoftoi se po hyn në konfrontim me shoqërinë. Me studentët, arsimtarët, profesorët, me të gjithë! Me këtë tregoi frikën nga vetëdija shoqërore- thonë nga LSDM-ja.

Partia opozitare kërkoi Qeveria dhe Ministria e arsimit menjëherë t’i tërheqin ndryshimet e reja të pakuptimta dhe të mos miratojnë vendime pa opinionin e ekspertëve dhe kundër vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë.

Deri më tani lidhur me masat nuk kanë reaguar nga Plenumi studentorë. Prej atje thonë se edhe më tej janë duke i shqyrtuar propozim- masat  e reja dhe se nuk është korrekte t’i komentojnë para se t’i shqyrtojnë në hollësi.

Kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) na tha se më mirë është që t’i lajmërohemi nesër që të ketë kohë për t’i shqyrtuar vendimet.

Sipas të dhënave nga Ministria e arsimit, masat e reja ligjore të cilat dje i kumtuan ministri i arsimit Abdylaqim Ademi dhe zëvendësi i tij Spiro Ristovski do të vendosin në faqen e internetit të ministrisë ndërsa fakultetet dhe universitetet do të duhet të deklarohen për çdo propozim- masë.

Profesoresha Mirjana Najçevska thotë se kjo është përpjekje e Qeverisë për ta minimizuar mendimin e profesorëve dhe se Qeveria dëshiron të vret disa “miza me një goditje”.

-Kot deri më tani fakultetet jepnin mendimin e tyre për provimin shtetërorë, tani prej në fillim do të duhet të bëjnë. Mendoj se me këtë do t’i ndajnë profesorët, sepse duhet të bisedohet për disa masa dhe do të jetë më vështirë të arrihet konsensus- deklaroi Najçevska.

A.D.G.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.