“Plenumi Studentor”: Mos lejojmë të vazhdojë monologu i Qeverisë

Studentët nga organizata joformale “Plenumi Studentor”, thirrin në protestën e nesërme,e cila do të filloj në ora 14 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të jetë paqësor, pa incidente dhe simbole nacionale. Të revoltuar, sepse ligji u miratua në seancën qeveritare pa u thirrur në debat publik, ftojnë të gjithë qytetarët e saj t’i përkrahin dhe sa më shumë t’i bashkëngjiten protestës.

Me sa duket Qeveria me “debat publik” nënkupton bisedë (konensuale) me ministrat dhe kryeministrin para kamerave. Edhe pas të gjitha “debateve publike”, shkeljen e vetëdijshme të ligjeve, si dhe injorimit total të Plenumit Studentor dhe të vetë universiteteve, ne nuk dorëzohemi!

Të nderuar qytetarë, studentë, profesorë, prindër, nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë, të mos lejojmë ky monolog i Qeverisë të vazhdoj! Studentë, ta kthejmë arsimin në duart tona!

Ky është momenti kur duhet ta shprehim revoltën tonë jo vetëm për reformat jo adekuate, por edhe për shkak të asaj se shteti ynë pa turp na injoron, me arrogancë na përqesh, na rrethon. Prandaj të premten, të gjithë në protestë! Më masovike, më këmbëngulëse dhe më kreative, sepse të gjithë bashkë jemi më të fortë- thotë Goran Tanevski nga “Plenumi Studentor”.

Ai shtoi se akoma nuk ka marr përgjigje se a është pranuar kërkesa e profesorëve dhe“Plenumit Studentor  drejtuar  Komisionit të arsimi, shkencës dhe sportit në Kuvend dhe kryetarit të Kuvendit, me të cilën kërkojnë leje që përfaqësuese të bashkësisë akademike dhe përfaqësueseve të “Plenumit Studentor” të marrin pjesë në seancën  Komisionit. Nga “Plenumi Studentor” thonë se me gjithë dëshirë do t’i qonin pjesëtarët e tyre të jenë pjesë e debatit.