Nesër konferenca mbyllëse e projektit “Tifo pa urrejtje”

Projekti “Tifo pa urrejtje” që u zbatua nga 10 aktivistë të rinj, gazetarë dhe studentë ndërsa i financuar dhe mbështetur nga ambasada e SHBA-së në Shqipëri, do të finalizohet nesër në konferencë shtypi që do të mbahen në klubin GEM prej orës 14:00.

Më pas do të prezantohen aktivitetet e projektit, siç është ndikimi i rrjetave sociale në pengimin e gjuhës së urrejtjes si dhe paraqitja e fushatës kundër dhunës nëpër ndeshjet e sportit dhe prezantim të materialit vizual.

Të gjitha aktivitetet e projektit “Tifo pa urrejtje” janë zhvilluar në periudhën prej shtatorit 2016 deri në shkurt të këtij viti.

“Tifo pa urrejtje” është nismë e cila ka për qëllim të pengoj fenomenin e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës mes tifozëve.

Ideja për këtë projekt është paraqitur gjatë punëtorisë “Pengimi i ekstremizmit të dhunshëm” (CVE) që u mbajt në Durrës në korrik të vitit të kaluar në organizim të Qendrës për bashkëpunim dhe ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria.

Më shumë informacione për projekti “Tifo pa urrejtje” mund të lexoni në faqen e Facebook-ut  https://www.facebook.com/LetsPlayNoHate/?fref=ts.