fbpx

Shoqata e studentëve turq apelon që t’u besohet vetëm institucioneve zyrtare

-

Shoqata e studentëve të diplomuar nga universitetet turke në Maqedoni reagoi ndaj keqkuptimeve lidhur me lajmet e publikuara në një pjesë të mediave lidhur me ndërprerjen e marrëveshjes për pranim të dyanshëm të diplomave me Turqinë.

Nga kjo Shoqatë thonë se janë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme dhe u bëjnë thirrje palëve t’i kenë parasysh vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare.

“Vërejtëm se lajmet lidhur me ndërprerjen e marrëveshjes dypalëshe për pranim të ndërsjellë të dëftesave, diplomave, kualifikimeve, nivelet shkencore dhe profesioneve të fituara në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Turqisë, nga ana e Republikës së Turqisë, krijoi shqetësim në radhët arsimore dhe në mesin e studentëve dhe prindërve. Nga momenti kur këto lajme u publikuan, Shoqata e studentëve të diplomuar nga universitetet turke ndërmori hapat e nevojshme dhe kontaktoi institucionet në shtetin tonë dhe në R. e Turqisë. Duke pasur parasysh dezinformatat që qarkullojnë në opinion, duam të theksojmë rëndësinë që të qëndrojmë të qetë dhe u bëjmë thirrje të mos i merrni parasysh shpjegimet përveç atyre që janë dhënë nga institucionet zyrtare”, thonë Ismail Aliji dhe Xheladin Xhuli, ko- kryetarë të kësaj Shoqate.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.