fbpx

“Plenumi studentor”: Të mundshme protesta të reja, po edhe bojkot i mësimit

-

Nuk përjashtohet mundësia nga protestat e reja por edhe bojkot i mësimit nëse Qeveria vazhdon me qëndrimin e njëjtë për aplikimin  provimit shtetëror në fakultete, theksuan sot në pres konferencë përfaqësuesit e “Plenumit studentor”. Studentët janë të revoltuar nga sjellja injoruese e Qeverisë dhe theksojnë se do të kërkojnë nga shefi i shtetit Gjorgje Ivanov t’i përkrahë si profesor dhe të kontribuojë për reformim të suksesshëm të arsimit.

-Refuzojmë të diskutojmë për reforma në arsim të cilat Qeveria i imponon në këso mënyre invazive dhe jodemokratike. Mbetemi kategorikë kundër masës provim shtetëror dhe nuk do të diskutojmë për përmirësimin e arsimit të lartë derisa kjo nuk tërhiqet, sepse është në lajthitje me parimet e universitetit si institucion. Me sjelljen injoruese na detyrojnë të ndërmarrim masa jashtinstitucionale-thotë Hristijan Davidoviq nga “Plenumi studentor”.

Nga plenumi theksojnë se nëse merret parasysh pres konferenca e fundit e ministrit dhe zv ministrit për arsim, mund të konkludohet se                 Qeveria edhe më tutje i injoron argumentet dhe përpiqet të relativizojë çështjen për provim shtetëror duke ofruar pako të plotë masash.

-Konsiderojmë se kompetentët jo vetëm se përsërisin të njëjtin gabim, por edhe e rrisin revoltën tek studentët dhe opinioni i përgjithshëm, duke ofruar këso zgjidhjesh provizore të cilat nuk kanë të bëjnë me thelbin e problemit. Apelojmë deri te sindikatat, institucionet arsimore (shkollat e mesme dhe fillore) dhe te mësimdhënësit të deklarohen për propozim-masat e mbetura nga sfera e arsimit të mesëm, të paralajmëruara nga ana e ministrisë përkatëse. “Plenumi studentor” i shqyrton mundësitë që i ka në disponim që të pengohet miratimi i tashmë propozim-ligjit. Megjithatë, institucionet shtetërore me inatën dhe kapriçon e vet vetëmse stimulojnë antagonizëm më të madh në mes të shtetit dhe bashkësisë akademike, sidomos studentët, na detyrojnë aq më pak të besojmë në luftën institucionale, na detyrojnë të dalim në rrugë-thonë nga plenumi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.