Spasov: Ligji për punëtorët honorar nuk do të shlyhet, kontribute do të paguajnë edhe funksionarët

-

Ligji për kontratat në vepër dhe të drejtat autoriale nuk do të prolongohet dhe do të fillojë të implementohet siç ishte parashikuar, më 1 janar 2015, theksoi sot ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov, sipas të cilit, kjo masë ka për qëllim të rrisë sigurinë sociale të qytetarëve.

-Si qeveri, nuk guxojmë të lejojmë që punëtori i caktuar që kryen detyra të caktuara të punës të mos i jepet rrogë, dhe të mos i paguhen kontribute. Nuk guxojmë të lejojmë pasiguri sociale te këta punëtorë, siç ka në Maqedoni. Në shumë vende evropiane është aplikuar sigurimi i detyrueshëm social për “frilens punëtorët” dhe ataqë punojnë në bazë të kontratave të llojeve të ndryshme. Në këtë mënyrë siguria e tyre sociale do të jetë më e madhe, do të kenë mundësinë që në të ardhmen të realizojnë pension të pleqërisë-tha Spasov.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se funksionari i cili, për shembull, do të ketë kontratë autoriale apo kontratë në vepër nuk do të paguajë kontribute sociale.

-Përkundrazi, të gjithë që kanë kontrata të atilla do të paguajnë edhe kontribute sociale. Përjashtimi nga kjo masë është theksuar  saktë dhe qartë në Ligj. Për të gjithë qytetarët tjerë në bazë të kryerjes së funksionit të caktuar, marrëdhënies së punës apo përjashtim tjetër është theksuar në Ligjin për sigurim social-theksoi Spasov.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...