fbpx

Në revizion apo në kontroll, por Marrëveshja kornizë do të do të jetë në tapet

-

Në përfundimet të cilat ministrat e punëve të jashtme të BE-së, në samitin e rregullt të dhjetorit, duhet të miratojnë këto ditë në Bruksel, shënohet keqësim i gjendjes me demokracinë.

Duke përshëndetur faktin se në vend agjenda evropiane “mbetet prioritet strategjik”, ministrat theksojnë se duhet të zvogëlohet partizimi i institucioneve shtetërore, ndërsa Këshilli i fton opozitën dhe qeverinë të tejkalojnë krizën politike dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe fton për krijim të besimit më të madh në mes bashkësive etnike. Ministrat i qasen edhe çështjes së emrit, duke përsëritur se është e nevojshme gjetja e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët.

Në pjesën për Marrëveshjen e Ohrit, për tre vite me radhë qëndron konstatimi: Revizioni i Marrëveshjes së Ohrit duhet të kompletohet shpejt dhe porositë e saj të aplikuara. (The review of the Ohrid Framework Agreement needs to be completed rapidly and its recommendations implemented).

Si edhe dy vitet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, fjala review (rishikim) nxiti polemika. Me gjasë shtrohet pyetja se a mendohet në komkluzat e ministrave të punëve të jashtme të Unionit Evropian për revizion apo për rishikim të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas analistit Mesel Bilalli, kjo është fjalor diplomatik i Unionit Evropian.

-Kjo fjalë mund të komentohet edhe me të dy mënyrat edhe si revizion edhe si kntrollim. Unioni Evropian për Marrëveshjen e Ohrit dëshiron të deklarohet në mënyrë afirmative, dhe jo në mënyrë restriktive- thotë Bilalli.

Ai megjithatë, thotë se problemi kyç për mosrealizimin e Marrëveshjes së Ohrit, afati i fundit për plotësimin e dispozitave të të cilit ishte 2004.

-Problemi për mosrealizimin e Marrëveshjes së Ohrit është faktori njeri. Të gjitha partitë, edhe maqedonase edhe shqiptare, nuk duan që ta prishin komoditetin, dhe këtë çështje e lënë të pazgjidhur. Diç e ngjashme ndodh edhe me agjendën e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë-përfundon Bilalli.

Ngjashëm mendon edhe analisti Ramadan Ramadani, i cili thotë se Marrëveshja e Ohrit është mjet partiak i BDI-së për udhëheqjen e kësaj partie të realizojë ambiciet e saj personale. Megjithatë, të gjitha partitë, të të dy kampeve, duan të anashkalojnë këtë marrëveshje me çka mbeten të pazgjidhura problemet e Shqiptarëve.

Sa u perket konkluzave të ministrave për punë të jashtme të UE për këtë marrëveshje, Ramadani thotë se tehu drejtohet në cilësinë e implementimit.

-Tanimë dy vjet nga Qeveria kërkohet të hartojë analizë cilësore, por ajo nuk është bërë. Veçmë 10 vjet shtyhet afati për përfundimin e implementimit të Marrëveshjes kornizë dhe ende ajo qëndron në vend-theksoi Ramadani.

Interpretimi ndryshe i fjalës “review” filloi më 2012, pas shpalljes së kolumnes së përbashkëtë të ish eurokomisarit Shtefan Fyle dhe të kryeministrit Nikolla Gruevski në të përditshmen “Dnevnik”.

Atëherë Qeveria reagoi se kolumna e kryeministrit Gruevski dhe eurokomisarit File është shkruar në anglisht, e harmonizuar dhe vërtetuar në nivel të kabineteve, dhe kështu është dërguar deri tek media ku është publikuar.

“Duket se kanë gabim në përkthim. Në versionin anglisht në kolumne nuk është fjala revizion (revision) por kontroll (review) dhe ka të bëjë me raportin për realizimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit i cili është miratuar nga Qeveria. Revizioni dhe kontrolli janë dy terme të ndryshme nga aspekti leksikor dhe politik, qëndronte në reagimin e zëdhënësit të Qeverisë Aleksandar Gjorgjievski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.