fbpx

Reagime të ashpra: Nënçmuese janë masat e reja qeveritare në arsim

-

Profesorët ashpër reagojnë ndaj zgjidhjeve të reja të propozim- ligjeve të cilat Qeveria i miratoi në seancën e djeshme. Thonë se masat e reja, pushteti vetëm e nënçmon opinionin akademik dhe se populli patjetër duhet të del dhe të ankohet sepse kjo është duke shkuar kah shitja e shtetit.

Profesori Lubomir Cuculovski thotë se ndryshimet e tilla për të kanë qenë të pritura, posaçërisht pasi universitetet gjatë kohë kanë heshtur dhe  kanë ulur kokën.

-Kur dikush hesht, sikur profesorët universitarë deri më tani, atëherë çdo pushtet shumë më shumë merr fuqi. Edhe në këtë drejtim, këto masa ishin të pritura. Ato janë trishtuese sepse sipas tyre, me sa arrita të kuptoj nga mediumet parashihet që të huajt, gjegjësisht qytetarë të shteteve të huaja të jenë dekanë dhe rektorë në universitetet tona. Kjo do të thotë, nga njëra anë, ndryshim i tërësishëm i formës së Maqedonisë, popullit të saj dhe inteligjencës së saj, ndërsa nga ana tjetër kjo implikon se ndoshta duhet të importojmë edhe ministra të huaj, deputetë, dhe nëse duhet, edhe regjent të huaj. Kështu, Maqedonia tërësisht do të zhduket si rezultat i politikës së urtë.

Sipas Cuculovskit, ndaj këtyre masave nuk duhet të reagojnë vetëm studentët.

-Ndaj këtyre masave duhet të reagojë i tërë populli, theksoj edhe njëherë, kjo është shitja e tërësishme e Maqedonisë- thotë ai.

Profesoresha Biljana Vankovska thotë se kjo është tërësisht situatë nënçmuese dhe se është e paparamenduar të besohet se qeveria do të respektojë ndonjë parim për debat të hapur publik për ndryshimet ligjore.

-Në kohën kur nëpër universitete dhe dekanate zhvillohet debat, prononcimi i ashtuquajtur për konceptin e ashtuquajtur të ministrit Ademit (më 5.12.2014), po na arrin lajmi se në seancë qeveritare janë miratuar vendime dhe propozime për ndryshimin e Ligjit për arsim të lartë. Përveç që ne tani jemi në situatë të palakmueshme dhe tejet nënçmuese, dhe nuk mund paramendohet e të besohet se Qeveria do të respektojë ndonjë parim për debat të hapur publik për ndryshimet ligjore. Po të isha  unë rektore, menjëherë do të thirrja konferencë për shtyp dhe do ta shprehja indinjatën time ndaj këtij hapi jo- demokratik të pushtetit që është manifestim i arrogancës të cilën e sjell fuqia- thotë profesoresha Vankovska e cila është një ndër mbështetëset më të mëdha të studentëve në luftën e tyre kundër provimit shtetërorë.

Ajo thotë se mënyra dhe shpejtësia me të cilën imponohen masat flet për frikë se bashkësia akademike mund të zgjohet.

-Po mos të ishte tragjike do të ishte qesharake, por një prej masave është Akademia e arsimtarëve, kjo ka të bëjë me atë që e thash, shtet- universitet. Kur kësaj t’ia shtoni edhe provimin shtetërorë, parashtrohet pyetja logjike: sa provime shtetërore dhe trajnime do të kenë studentët para se të mund të konsiderohen si të diplomuar dhe kuadro të afta. Procesi i Bolonjës  nuk mund të ndryshohet me forcën e vullnetit të shtetit, kur ne kërkojmë revidim, aty mbizotëronte heshtje- shpjegon profesoresha.

Vankovska thotë se me përhapjen e konceptit të reformave mjegullohet e tërë beteja dhe bëhet që ato të duket e paparamenduar, sepse në paletën e gjerë të masave, do të bëhet që të delegjitimohet qëndrimi i studentëve për provimin shtetëror dhe të njëjtit të tregohen si të rinj përtacë të cilët nuk duan dituri.

-Për fat të keq, në vend që arsimtarët gjegjësisht krerët e universitetit ta udhëheqin këtë debat, ne e lamë që të na zgjojnë studentët,  të na nxjerrin në protesta, madje edhe të na organizojnë tribuna. Tani është radha e profesorëve, nëse janë profesorë! Ata patjetër duhet të imponohen si nismëtarë të kësaj reforme, por jo si stoli dhe figura të dëgjueshme, por si përfaqësues të mendësisë kolektive të këtij populli. Nëse nuk e bëjnë këtë, të rinjtë do t’i mbajnë mend si kapitullues- thonë Vankovska.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.