Hulumtim i FRM: Studentët e vlerësuan cilësinë e jetës në konviktet shtetërore me “3 të mirë”

-

Si jetojnë banorët në konviktet studentore, sa janë të kënaqur nga cilësia e jetës dhe a identifikojnë, përkatësisht a janë të njoftuar ku të denoncojnë korrupsion. Përgjigjet për këto çështje ishin në fokusin e hulumtimit  “për çështje të banorëve – Hulumtim për standardin jetësor të banorëve në konviktet studentore shtetërore: “Vëllezërit Milladinovci”-Shtip, “Koço Racin”-Manastir dhe “Pellagonia”-Shkup, të cilin e zbatoi Forumi Rinor i Maqedonisë-FRM në vitin 2020, shkruan Meta.mk.

Të intervistuarit e vlerësuan cilësinë e jetës në konviktet studentore me notë mesatare 3, ndërsa mungesa për aktivitete ende zvarritet si problem në jetën në konviktet studentore dhe konsiderueshëm ndikon në perceptimin e cilësisë së jetës në këto konvikte.

Banorët kanë vlerësuar që nuk janë mjaft aktiv për bashkëpunim dhe avancim të jetës në kuadër të konvikteve dhe sërish është përmendur fakti që mungesa e mjeteve financiare, veçanërisht për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijim të hapësirave të përbashkëta për banorët. Shumica kanë thënë që asnjëherë nuk kanë qenë të përfshirë në vendimmarrje, nuk kanë besim që mund të ndryshojnë diçka po të bashkëpunonin me udhëheqësitë e konvikteve, ndërsa një pjesë e tyre kanë thënë që s’kanë mjaftueshëm kohë ose nuk janë aspak të informuar për proceset e pjesëmarrjes studentore.

“Së këtejmi, 69% e banorëve në “Koço Racin” në Shtip, 91% nga “Vëllezërit Milladinovci” në Manastir dhe 96%nga “Pellagonia” në Shkup asnjëherë nuk janë inkuadruar në vendimmarrje brenda konviktit. Mbi 30%e të intervistuarve kanë deklaruar që kanë pasur përvojë me korrupsion ose përvojë të “dorës së dytë”, mirëpo fatkeqësisht numri më i madh i atyre që kanë marrë pjesë në hulumtimin në terren, kanë thënë që nuk do të kishin denoncuar në organet kompetente që të mos i hapin vetes probleme. Gjithashtu, ata nuk e dinë ku ose si të kontaktojnë për informim për veprime korruptive”, tregon hulumtimi i FRM.

Sonja Karapec, drejtoresha e “Vëllezërit Milladinovci” tha që banorët nuk duhet të organizojnë vetëm evenimente vjetore, por nevojitet komunikim sa është e mundur më i madh me banorët në bazë të rregullt. Drejtori i “Koço Racin” – Mitko Nakovski, si dhe udhëheqësja e seksionit të konviktit studentor “Pellagonia” – Julijana Atanasovska theksuan që ky është hulumtim i dobishëm që ndihmon në përcaktimin e drejtimit për punën e mëtejme të konvikteve”, thuhet në komunikatën e FRM.

Ky hulumtim është pjesë e projektit: “Studentë të angazhuar për konvikte studentore pa korrupsion në Maqedoninë e Veriut” i zbatuar nga FRM, MKC-Manastir, MELEEM dhe LEGAL Think, ndërsa i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...