RMV, nga viti në vit numri i nxënësve dhe studentëve që akomodohen në internate dhe konvikte zvogëlohet RMV, nga viti në vit numri i nxënësve dhe studentëve që akomodohen në internate dhe konvikte zvogëlohet

-

Gjatë shtatë viteve të fundit, numri i studentëve që akomodohen në internate dhe konvikte gjatë shkollimit ka rënë për 29 përqind. Internatet për nxënës dhe konviktet ofrojnë akomodim dhe ushqim, por numri i atyre që qëndrojnë në to me kalimin e viteve po zvogëlohet. Kështu, nëse në vitin akademik dhe akademik 2012/2013 numri i tyre i përgjithshëm ishte 8.134 nxënës dhe studentë, në vitin e kaluar 2019/2020 ai u ul në 5.727. 

Numri i vizitorëve është ulur në konviktet për nxënësit e shkollave fillore, por dhe ato të mesme. Interesimi më i madh i nxënësve të shkollave fillore për tu akomoduar në internate ka qenë në vitin 2012/2013, kur u regjistruan 122 nxënës. Ndërkohë, numri më i  madh i gjimnazistëve (1.735) kanë qenë të akomoduar në internate në vitin 2015/2016.

Situata është e ngjashme në konviktet e studentëve . Në shtatë vitet e fundit, numri i studentëve që kanë vendosur të akomodohen në konvikte gjatë studimeve gjithashtu është zvogëluar. në vitin 2012 janë regjistruar 6.397 studentë, ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ishte 4.090 studentë.

Për shkak të shpërthimit të pandemisë me koronavirusin, studentët u detyruan të largohen nga konviktet e tyre më 11 Mars të këtij viti. Në një deklararatë për “Meta.mk”, kryetari i Qendrës shtetërore studentore, Dario Nikollovski tha se derisa konviktet janë bosh, janë duke u rregulluar hapësirat e jashtme, ndërsa po punohet edhe në pjesën e brendshme të konvikteve.

“Përveç dezinfektimit si një nga aktivitetet themelore, po vazhdojmë me punimet në brendi të konvikteve. Ndërkohë, sipërfaqet e jashtme janë duke u rregulluar. Ka përfunduar aranzhimi i oborrit të konviktit studentor “Kuzman Josifovski-Pitu”. Po punohet edhe në rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në qendrën studentore “Stiv Naumov”, e  së shpejti do të përfundojë edhe rregullimi i “Goce Delçevit”, deklaroi Nikollovski.

Këtë vit, gjithashtu u plotësisht rikonstruktuan dhe u lëshuan në përdorim Blloqet C dhe D në konviktin e studentëve “Goce Delçev”. Ky investim kushtoi 2.7 milionë euro.

 

 

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...