fbpx

Pritet leja e Francës për eksportimin e 10 tonëve të fundit të mbetjeve kimike nga OHIS-i

-

Pritet përgjigje e konfirmuar nga Franca për transportimin dhe shkatërrimin në inseneratorin e Lionit të dhjetë tonë kimikateve të OHIS-it. Katër shtete, Serbia, Hungaria, Austria dhe Gjermania, përmes të cilave do të duhet të tranzitojnë substancat e rrezikshme, tashmë i kanë marrë dokumentet dhe po presin marrjen e lejes nga Franca, të miratojnë tranzitin, shkruan Meta.mk.

Inseneratori në Lion do të duhet të shkatërrojë rreth 4.6 ton iniciatorë dhe 5.2 ton kimikate të panjohura, të cilat janë sasitë e fundit të substancave të rrezikshme nga gjithsej 64 tonë kimikate të rrezikshme që përmbajnë metanol, monomer akrilonitrile, por edhe kimikate të panjohura, të cilat në oborrin dhe ndërtesat e dikurshme të fabrikës kimike kanë qëndruar për dekada dhe ishin një rrezik i madh për shëndetin e njerëzve dhe mjedisit.

Kimikatet nga marsi qëndrojnë në depon e OHIS-it, të paketuara në paketim ADR dhe të gatshme për transport. Raundin efundit, të pestin për shkatërrimin e kimikateve të rrezikshme, e ndërpreu pandemia e Kovid 19 dhe mbyllja e kufijve. Në ndërkohë skadoi kontrata me inseneratorin zviceran “Valorek Services”, ku fillimisht duhej t’i dërgonin kimikatet, si dhe leja për transport ndërkombëtar të kimikateve të rrezikshme. Tani kompania “Ecocentar 97” siguroi të reja, për të përfunduar procesin e pastrimit të një pjese të mbetjeve historike nga OHIS.

“Ecocenter 97 teknikisht është plotësisht i gatshëm, në momentin kur ta marrë licencën e eksportit, menjëherë t’i dorëzojë kimikatet në insenerator. Tashmë e kemi dorëzuar dokumentacionin e plotë për nostrifikim në ministritë kompetente të secilit prej vendeve tranzit Serbi, Hungari, Austri dhe Gjermani, të cilat i kanë pranuar dokumentet dhe na kontaktuan, ndërsa kemi licencë për të eksportuar kimikatet nga Maqedonia e Veriut. Dokumentacioni është dorëzuar në vendin e importit, Francë, nga ku po presim përgjigje të konfirmuar për të realizuar transportin e kimikateve “, informoi ‘Ecocentar 97’.

Ata theksojnë se nosrifikimi është i vlefshëm për një vit, por meqenëse kimikatet u përgatitën qysh në mars, para pandemisë, ato do të eksportohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo të marrin dritë jeshile nga Franca.

Këto 10 tonë kimikate të panjohura janë të fundit që janë planifikuar të eksportohen në kuadër të “Projektit për heqjen e sigurt të substancave kimike nga vendet dhe impiantet e prodhimit rreth ShA “OHIS”, i cili është realizuar nga “Ecocentar 19” . Në fillim të tetorit, procedura për eksport dhe transport të sigurt të 13 tonë monomer të rrezikshëm të klorurit vinil, i cili u shkatërrua në një insenerator në Gjermani, ishte përfunduar plotësisht. Në fillim të prillit të vitit të kaluar, pas riparimit të enëve nën presion me klor, 81 shishe dhe një kontejner u dërguan në një kompani të specializuar në Serbi ku riparuan valvulat e dëmtuara dhe klori u ekstraktua me heqjen e gazit dhe u trajtua. Enët u pastruan nga mbetjet e klorit dhe më pas u kthyen në OHIS. Pastaj, u realizuan katër në pesë eksportet e planifikuara të mbetjeve të rrezikshme. Në janar të këtij viti, u eksportuan 16.7 ton mbetje të rrezikshme nga monomeri i metanolit dhe akrilonitril dhe 17 ton mbetje e rrezikshme të metanolit, pastaj në shkurt, 16 ton mbetje të rrezikshme të metanolit, akrilonitrilit dhe kimikatet e mbetjeve me përbërje të panjohur, ndërsa në mars 14 ton kimikate të panjohura.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.