“Shtetet e Bashkuara pranojnë dhe mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të R. së Maqedonisë dhe ky pozicioni nuk ka ndryshuar”. Këtë e ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe një zyrtarë i lartë i paemëruar i Departamentit shtetëror amerikan lidhur me deklaratën e kongresmenit republikan Dana Rorabaker.

Deklarata është thuajse identike me deklaratën që javën e kaluar e dha zëdhënësi i Departamentit shtetëror, Mark Toner, pas spekulimeve në disa media të vendit se ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratës së SHBA0ove. Atëherë atëherë ishte i prerë se nuk ka ndryshim në politikën amerikane ndaj Maqedonisë.

Ministria e jashtme e Maqedonisë dje njoftoi se përmes rrugës diplomatike ka kërkuar qëndrim nga Departamenti shtetëror për deklaratat e Rorabaker, të thëna në intervistë për “Vizion Plus” nga Tirana.