fbpx

VMRO DPMNE: Rritet paniku në organizatat nën kontrollin e LSDM-së dhe Sorosit

-

“Ashtu siç dalin në shesh detajet se si rrjeti iu organizatave nën kontrollin e LSDM-së dhe Sorosit ka korruptuar sektorin joqeveritar, ashtu rritet paniku në radhën e tyre”, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO DPMNE-së.

“Këto ditë, sikur shumë herë deri më tani, sërish jemi dëshmitarë se si këto të ashtuquajtura organizata civile sërish tentojnë të paraqiten si përfaqësues autentik dhe mendjelirë të sektorit civil, edhe pse dokumentet që paraqiten nga komunikimi i tyre sekret edhe njëherë konfirmon atë që i tërë opinioni e din mirë- nuk janë as autentik, as mendjelirë, por se janë shërbëtor të interesave politike të LSDM-së dhe Sorosit”, thuhet në njoftim.

Nga partia thonë se këto organizata “që Sorosi dhe partneri i tyre politik i LSDM-së i aktivizon me buton varësisht nga nevojat e kriminelit të falur Zoran Zaev dhe shoqërisë së tij kriminale, nuk janë përfaqësues të qytetarëve të Maqedonisë”.

“Këto organizata prej ku dalin Vlade Milçin, Pavle Bogoevski, Ivana Tufekgjiq, Lidija Dimova etj, nuk e prezantojnë shoqërinë e vërtetë civile në Maqedoni. Ata prezantojnë vetëm atë shtresë të qytetarëve të cilët kanë vendosur të shesin mjegulla se janë kinse organizata joqeveritare që të ulen në prehrin e LSDM-së, të jenë në listat për deputetë apo në organet ekzekutive të partisë. Ata nuk janë të interesuar për të drejtat dhe liritë civile, as për prosperitet të shtetit. Ata janë të interesuar për atë se si përmes manipulimit të opinionit t’i mbushin xhepat e tyre”, thonë nga VMRO DPMNE.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.