fbpx

PSP: Siguria e pajisjes do të jetë në kurriz të DSK-së pasi nuk i lëshojnë hetuesit tanë

-

Drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Vladimir Atanasovski sot ka njoftuar PSP se nuk do të lejoj hetues të PSP-së fizikisht të jenë prezent në DSK derisa të mos vijë eksperti i huaj, që duhet të ndihmoj në nxjerrjen e të dhënave nga sistemet e përgjimit.

“Pasi u konfiskua pjesa më e madhe e të dhënave me zbatimin e plotë të urdhrit gjyqësor, gjatë ditës së djeshme është kërkuar nga drejtori i DSK të lejoj prezencë fizike të hetuesve të kësaj Prokurorie publike në hapësirat e Drejtorisë deri në ardhjen e ekspertit të huaj i cili do të asistoj gjatë zbatimit të urdhrit gjyqësor. Kërkesa e këtillë nuk është pranuar, për çka sot kemi marrë edhe shkresë me shkrim nga drejtori i DSK-së” thonë nga PSP.

Në shkresë, prokurorja speciale publike dhe ekipi i saj janë njoftuar se DSK “si institucion mundëson garanci se pajisja dhe sistemet që janë lëndë urdhri tërësisht janë siguruar, në përputhje me dispozitat për informacione të klasifikuara dhe se “kërkesa nuk është e pranuar dhe për shkak të respektimit të parimeve të fshehtësisë së funksionimit të Drejtorisë, përfshirë edhe konspirimin e identitetit të pjesëtarëve të Drejtorisë”.

Nga PSP thonë se, duke pasur parasysh qëndrimin e drejtorit të DSK-së, deri në ardhjen e ekspertit të jashtëm nga “Eriksoni” përgjegjësinë për sigurimin e pajisjes në kurriz e ka DSK.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.