fbpx

Ahmeti: Nuk besoj që do të ketë aktivitete që do të dëmtojnë zgjedhjet

-

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk beson se mund të ketë aktivitete që do të dëmtonin zgjedhjet. Këtë Ahmeti e ka theksuar në takimin me ministrin e ri të Francës në vend, Kristian Timonie.

Ahmeti dhe Timonie kanë biseduar për situatën politike në vend, zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Kryetari Ahmeti shprehi qëndrimet e BDI-së për situatën politike se çdokush duhet të jep kontributin e tij për zgjedhjet gjithëpërfshirës dhe të besueshme. Ahmeti nuk beson se mund të ketë aktivitete që mund të pengojnë procesin zgjedhor dhe theksoi se BDI është kundër çdo tentative për frikësimin apo kushtëzimin e votuesve” thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti në takimin me Timonie ka përmendur nevojën e mbështetjes së Francës për vazhdimin e rrugës euro- atlantike.

 

Free Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
udemy paid course free download
download samsung firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
online free course