fbpx

Deputetët e LSDM-së edhe më tej presin të hynë nëpër komisione

-

Seanca të katër komisioneve kuvendore janë caktuar për sot ndërsa deputetët e LSDM-së nuk do të jenë në asnjërën.

Siç shpjegon koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarovski deputetët “e rinj” ende nuk janë anëtarë të komisioneve.

Sugarevski thotë se nuk e ka të qartë pse ende nuk janë votuar anëtarët e rinj të komisioneve sepse, siç thotë, propozimet për kryetarë dhe anëtarë të komisioneve i kanë dorëzuar që dje.

“Ne dje i dorëzuam të gjitha propozimet dhe me sa e di, praktika është që menjëherë të mblidhet Komisioni për zgjedhje dhe emërim për t’i konfirmuar propozimet, por kjo nuk është bërë. Mendoj se në këtë mënyrë do të mund ta pengojnë realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos” thotë koordinatori.

Sugarevski shton se nëse sot nuk caktohet seancë e Komisionit për zgjedhje dhe emërim, duhet pritet t’i konfirmoj kryetarët dhe anëtarëve e komisioneve, grupi i tyre i deputetëve do të del me reagim.

Pas një viti e gjysmë, grupi i deputetëve të LSDM-së në Kuvend u kthye të martën, dje më 1 shtator.

Pritet deputetët menjëherë të fillojnë me pune ndërsa kthimin e opozitës e përshëndeti KE-ja.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq tha se tani është koha të filloj të punoj me prioritetet e reformave në interes të tërë vendit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.