fbpx

“Koha”: Prej 600 policëve të rinj, 46 shqiptarë

-

Konkursi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për punësimin e 600 policëve ka hyrë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kadetëve. Gazeta KOHA mëson se prej 600 kadetëve në nivel të shtetit, numri i kadetëve të përzgjedhur shqiptarë arrin 46, kjo pasi përfaqësimi adekuat i bashkësive etnike ishte edhe një nga kriteret bazë të konkursit për pranimin e policëve të rinj.

Nga numri i përgjithshëm prej 46 kadetëve shqiptarë, 26 do të mbeten në Shkup, kurse 20 të tjerët do të shpërndahet në qytetet tjera. Konkursi ishte shpallur në korrik, kurse kandidatët kanë kaluar fazat e para të përzgjedhjes, kontrollimin e aftësive fizike, testin psikologjik dhe testin me shkrim, intervistimin dhe fazën e fundit të përzgjedhjes, atë të kontrolleve shëndetësore, me të cilat do të vërtetohen gjendja dhe shëndetësore dhe aftësitë psikofizike të kandidatëve.

Më herët kemi njoftuar se midis kandidatëve që arritën të kalojnë fazat e seleksionimit, vetëm në Shkup ishin 26 shqiptarë, qytet ky është paraparë edhe të shpërndahet numri i i madh i policëve të rinj. Përveç 435 policëve për nevojat e sektorit të Shkupit, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë të pranojë 20 policë për rajonin e Manastirit, 20 të tjerë për Ohrin, 5 për Resnjën, 15 për Strugën, po kaq për Dibrën, nga pesë të tjerë për Tetovën dhe Gostivarin, nga 20 për Velesin dhe Kumanovën, 5 të tjerë për Shtipin, 10 për Strumicën dhe 25 policë të rinj për policinë e Gjevgjelisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.