fbpx

Për çka, sipas Kushtetutës, është e domosdoshme shumicë e dy të tretave në Kuvend

-

Renditja aktuale e forcave në Kuvendin e Maqedonisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, asnjë partie apo koalicioni, pa marrë parasysh si do të formohet (përveç nëse të gjithë partitë formojnë qeveri), nuk i mundëson shumicë prej dy të tretave në institucionin ligjvënës.

Shumicë e dy të tretave gjegjësisht 81% nga numri i përgjithshëm i deputetëve, është e domosdoshme në marrjen e një pjese të vendimeve dhe ligjeve në Kuvend, siç është për shembull, cilido intervenim në Ligjin për PSP-së. Shumicë prej 81 deputetë gjithashtu kërkojnë edhe një pjesë të reformave, të nënvizuara në raportin e ekspertit gjerman, Rajnhard Pribe.

Në rast se VMRO DPMNE bën koalicion me të gjitha partitë shqiptare që siguruan mandate në Kuvend, numri i përgjithshëm i votave me të cilat mund të posedoj në Kuvend do të ishte 71 ndërsa nëse LSDM bën koalicion me të gjitha partitë shqiptare, atëherë  do të kishte shumicë me 69 deputetë.

Sipas ligjit për PSP, gjegjësisht paragrafin 3 nga neni 1, “ky ligj do të jetë në fuqi pesë vite nga miratimi nga ana e Kuvendit dhe mund të vazhdohet për një vit me vendim nga shumica e dy të tretave nga deputetët.

Neni 3 nga Ligjit për PSP-në thotë se “…Kuvendi do të vërtetoj kandidatin për prokuror publik (special v.j) me shumicë prej dy të tretave, përfshirë edhe shumicë nga votat e deputetëve që bëjnë pjesë në komunitetet që nuk janë shumicë dhe do ta dorëzoj pranë Këshillit të prokurorëve publik.

Sipas nenit 17, propozimin për ndërprerjen e funksionit të prokurorit publik që udhëheq me PSP-në e vërteton Kuvendi i Maqedonisë, me pajtueshmëri paraprake të katër partive politike me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, me shumicë prej dy të tretave, përfshirë edhe shumicën e votave të deputetëve që i takojnë komuniteteve jo- shumicë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.