Nëse në periudhën e ardhshme na pret radikalizim i rezistencës dhe 17 maj i ri nëse koalicioni qeverisës, në krye me VMRO DPMNE-në, ngel në qëndrimin që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 24 prill?

Nëse vlerësojmë deklaratat e disa politikanëve si Liljana Popovska dhe Stevo Pendarovski, por edhe paralajmërimet e 75 OJQ –Po!. Përfaqësuesit e sektorit civil i dërguan letër komisarit Johanes Han dhe faktorit tjetër të huaj në vend, se pa plotësimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike, aktivistët civil nuk do të kenë opsion tjetër përveç që të bojkotojnë zgjedhje e caktuara për 24 prill.

Daljen në protesta masovike para pak kohe e paralajmëruan një pjesë e partive dhe organizatat që konsiderohen opozitare, pasi pas vizitës së Hanit në vend më 15 prill, gjendja politike sërish është dramatike.

Kryetarja e partisë DOM, Liljana Popovska në emisionin “Top-Tema” në televizionin Telma, të premten e kaluar tha se do t’ju bashkohen çfarëdo protestave të organizuara nga opozita. Stevo Pendarovski i cili ishte aktiv në suazat e platformës “Qytetarët për Maqedoninë” dhe kandidat i LSDM-së në zgjedhjet e fundit presidenciale, në mënyrë simbolike, në profilin e tij në Twitter, aludoi në protesta të reja.

“Duke se 17 maji i ri po vjen! “Qytetarët për Maqedoninë” në koalicion me “Për shpëtim të Maqedonisë”— Stevo Pendarovski (@SPendarovski) January 19, 2016

“Duke se 17 maji i ri po vjen! “Qytetarët për Maqedoninë” në koalicion me “Për shpëtim të Maqedonisë”, shkroi më 19 janar Pendarovski në Twitter.