fbpx

 “Plenumi i shkollave të mesme”: Dënimi i Ilina Dimovskës është censurë klasike

-

“Plenumi i shkollave të mesme” dënoi presionin ndaj nxënëses së shkollës së mesme Ilina Dimovska nga Velesi, të cilës iu ul sjellja për shkak të një qëndrimit në Facebook dhe kërkoi abrogimin e masës së shqiptuar. Nga  “Plenumi i shkollave të mesme” thonë se shkolla në këtë mënyrë po kryen censurë dhe presion ndaj nxënëses së shkollës së mesme.

“Shkolla me këtë hap në mënyrë të egër cenon lirinë e mendimit, vetëdijes, mendimit dhe shprehjes së lirë të mendimit që garantohen me Kushtetutë, me çka kryhet tentim klasik për censurë dhe presion, pas çka në mënyrë plotësuese, nxënëses i pamundësohet e drejta e ankesës. Shprehim mbështetje për Ilina Dimovskën nga Velesi ndërsa aktin e shkollës e konsiderojmë si tentim të pasuksesshëm për cenimin e lirisë” thuhet në reagimin e  “Plenumit të shkollave të mesme”

Ndërkaq, Ilina Dimovskës nga shkolla “Koço Racin” në Veles i është ulur sjellja sepse më 16 nëntor në Facebook ka shkruar qëndrim kritik ndaj punonjësve në shkollë. Dënimi është miratuar pa u shqyrtuar procesverbali, pa u grumbulluar Këshilli dhe pa u firmosur vendimi nga prindi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.